Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Salsano Rrapi, së shpejti do të bëhet baba

26/12/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 1 min read
A A
Salsano Rrapi, së shpejti do të bëhet baba

Nuk kanë bërë ende martesë me celebrim, por jetojnë nën një çati dhe presin të bëhen prindër së shpejti. Moderatori i spektaklit të humorit “Portokalli”, Salsano Rrapi, dhe aktorja Erjona Kakeli janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, sipas burimeve të afërta nga miqtë e tyre. Siç shkruan “Panorama”, çifti i artistëve, të cilët kanë një histori gati 10-vjeçare dashurie, nuk dëshirojnë ta ndajnë me të tjerët këtë lajm nga jeta private, duke preferuar të mbetet i fshehtë, përderisa Erjona këto kohë po përgatitet për një shfaqje të re në teatër, dhe është e detyruar të shkojë përditë në prova, kështu që s’mund të kalojë pa rënë në sy barku i fryrë. Nuk dihet ende seksi i fëmijës, gjë që pritet të mësohet në javët në vazhdim. Sa i takon marrëdhënies së çiftit, Salsano dhe Erjona tregohen të dy të rezervuar në media për jetën private. Ngacmimeve të gazetarëve se si po shkon jeta e tyre, Erjona u është përgjigjur se po jetojnë në një çati, ndërsa vetë Salsano ka pohuar në një intervistë për “Panoramën” se nuk ka ndonjë plan të organizojnë ceremoni martese në jetë, pasi në skenë i ka ndodhur ta provojë një herë atë ndjesi në një shfaqe teatrale. Bashkë në skenë, dy aktorët janë takuar 6 vite më parë në teatrin “Skampa”, kur luajtën komedinë tragjike “Kolonel Zogu”, ndërsa në kinema në filmin “Femrat”.






Tags: erjona kakeliFemijepritjasalsano rrapi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
Next Post
Festë në shtëpinë e Ledina Çelos (FOTO)

Festë në shtëpinë e Ledina Çelos (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera