Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes 26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola! 26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK! 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Pas një jete në burg, nëna rikthehet për të rimarrë djemtë: Edhe gjakun do e shes që të largoheni nga veset

23/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Pas një jete në burg, nëna rikthehet për të rimarrë djemtë: Edhe gjakun do e shes që të largoheni nga veset

Vera, prej katër muajsh, la hekurat e burgut dhe pas kësaj periudhe është gati për të nisur një jetë të re. Por nuk do të jetë e vetme në këtë rikthim. Ajo do të ketë pranë dy djemtë e saj, të cilët jetojnë me ish-bashkëshortin.





 

Historia e dhimbshme e familjes nisi më shumë se 20 vjet më parë, kur familja e Verës vendos që ajo të lidhë kurorë me një familje “me emër” në Shkodër, që në të vërtetë nuk ishte aspak e tillë. Gjithҫka kishte dëgjuar për familjen e bashkëshortit ishte “pijanecë, rrugaҫë, bixhozxhinj…” Edhe pse në fillim refuzoi të martohet me Palin, Vera nuk kishte nga t’ia mbante. Vëllai dhe motrat e saj, të rritur jetim, nuk ishin në “kushtet” për të pretenduar fatin e jetës.


Por fati i Verës ishte detinuar për të qenë i zi: “Për 18 vite me radhë, nuk numëroj dot 18 ditë të mira. Kam kaluar një jetë si në burg, jam trajtuar në mënyrën më barbare që mund të ketë bota…” – tregon ajo në “Ka një mesazh për ty” ndërsa kujton dhunën e ish-bashkëshortit.

Tre vjet vit pas martesës erdhi në jetë Alfredi, djali i parë i ҫiftit. Edhe pse kishte kaluar ditë të tmerrshme dhe ndihej gjithmonë e dhunuar, Vera vazhdonte të duronte për hatër të familjes së saj dhe tani edhe për shkak të fëmijëve. E pyetur nëse kishte bërë ndonjëherë denoncim, ajo thotë me mijëra herë, por asnjëherë nuk i kishin dhënë të drejtë. “Policët janë miqtë e tij, hanë e pijnë me të, s’mund të mbanin anën time. Nuk më është dhënë asnjëherë e drejta…”

Megjithatë, nuk ishin këto ditët më të këqija. Momenti më i dhimbshëm “ishte 21 janari i vitit 2013. U hodha nga kati i dytë, sepse nuk mund ta duroja dot më dhunën. Për t’i shpëtuar atij, u hodha në oborr dhe shkova thirra policinë… U mblodhën të gjithë dhe më kërkuan ta falja, ndërsa unë isha e bindur që ai njeri për mua nuk ekziston më. Trupin e kisha copë-copë, ndërsa polici më tha nuk ke shenja, thjeshtë ngaqë isha rrëzuar…” – tregon Vera e përlotur.

Pas këtyre viteve të dhimbshme, ku ҫdo akt dhune bëhej në sytë e dy djemve, për Verën vjen një denoncim anonin, i cili e akuzonte për shfrytëzim prostitucioni: “Më erdhi denoncimi me një akuzë shumë të rëndë. Shfrytëzim prostitucioni… por që nuk ka lidhje me mua dhe asgjë nuk është e vërtetë…”

Katër muaj pas daljes nga burgu, Vera merakun më të madh e ka te dy djemtë që jetojnë me ish-bashkëshortin e saj. Alfredi, 17-vjeҫar, e ka lënë shkollën 9-vjeҫare përgjysmë, ndërsa Arlando, 14-vjeҫar, ka bërë vetëm 5 vjet shkollë…

Vera i ka ftuar për t’i lutur t’i bashkohen asaj dhe të lënë pas gjithҫka për të nisur një jetë të re, larg veseve e shoqërisë së keqe: “Shpirti i mamit, ju jeni gjëja ime më e shtrenjtë. Ndaj, ju lutem, ju ka nëna shpirt, lini gjërat e këqaija, duhanin, bilardon, gjërat e këqija dhe le të nisim një jetë të re nga e para. Nuk është kurrë vonë për të rifilluar, asnjëherë nuk është vonë, ju ҫon mami ku të doni ju, vetëm larg ҫdo gjëje të keqe. Nuk ju them mos i doni babin, xhaxhallarët dhe kushërinjtë. Duajini shumë edhe ata, sepse i keni njerëzit tuaj, sa më larg shoqërisë së keqe, larg ҫdokujt. Mua nuk më dhimbset gjaku, edhe atë e shes, asgjë nuk më dhimbset për ju. Derën time e keni gjithmonë të hapur…” – iu drejtua Vera dy djemve të ftuar në studio.

Alfredi dhe Arlando nuk ishin të bindur për të nisur një jetë të re me nënën e tyre. Ata thanë se “jetojnë të lumtur” me të atin, por Vera tha se burgun në të cilin jetojnë ata, ajo e njeh shumë mirë. Në pritje për një rifillim, Alfredi i dha një premtim së ëmës për të lënë duhanin dhe punën e zezë në të cilën është angazhuar prej disa kohësh./Class

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”
Breaking News

Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…”

26/01/2026
Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes
Breaking News

Dafina Zeqiri lë pa fjalë ndjekësit me linjat e reja vetëm 6 muaj pas lindjes

26/01/2026
Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!
Breaking News

Special Olympics Albania, sukses në arenën ndërkombëtare falë mbështetjes së Coca-Cola!

26/01/2026
Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!
Breaking News

Luana Vjollca në kopertinën e revistës britanike L’Officiel UK!

26/01/2026
Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën
Breaking News

Vëllai i Selin publikon foton e parë me Gretën

26/01/2026
Next Post
5 vjetori i djalit të Ingrit Gjonit, ja pamjet nga festa e madhe

5 vjetori i djalit të Ingrit Gjonit, ja pamjet nga festa e madhe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera