Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Luiz Ejlli rikthehet në “Big Brother”? 06/02/2026
Fabrizio Corona në telashe, “Mediaset” e padit dhe kërkon 160 milionë euro dëmshpërblim! 06/02/2026
Brooklyn nuk e lë me aq inatin për prindërit, fshin tatuazhin dedikuar të atit! 06/02/2026
Mozzik një “diss” për Mozzik dhe rrjeti shpërtheu! 06/02/2026
“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo? 06/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rikthehet Anjeza Shahini, tregon më shumë për marrëdhënien me vjehrrën

24/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rikthehet Anjeza Shahini, tregon më shumë për marrëdhënien me vjehrrën

Duket se kjo është pika e dobët për ҫdo nuse shqiptare, e re a e vjetër qoftë, madje edhe në rastet kur kombësitë janë të ndryshme.
Sa herë gjenden përballë intervistave mediatike, nuset e reja shqiptare e sidomos ato që i përkasin botës së spektaklit, e bëjnë gjithmonë kureshtar publikun për marrëdhëniet që vendosin me prindërit e bashkëshortit. Kësaj kureshtjeje nuk i ka shpëtuar as këngëtarja e njohur Anjeza Shahini, e cila ka qenë e ftuar në studion e Top Channel, nga ku ka ndarë me publikun edhe disa sekrete për marrëdhënien me prindërit e bashkëshortit, Paul Edward Conolly.





Prindërit e Paul kanë qenë dhe janë shumë kureshtarë për të dhe për Shqipërinë, tregon Anjeza: “Ata janë shumë kuriozë për mua dhe për vendin tim. Në familjen tonë nuk ka të huaj, megjithatë ata duan të dinë më shumë, ndaj më pyesin gjithmonë për gjëra të ndryshme…”E ngacmuar veҫanërisht për vjehrrën, Anjeza tregon se ajo është shumë e mirë dhe marrëdhëniet me të janë shumë të mira: “Quhet Gwen dhe është shumë e mirë.

Unë e kam përmendur shpesh edhe në televizion, ndaj edhe është e habitur që e përmend dhe më thotë: “Po unë ҫ’dua në televizion?” Anjeza tregon se vjehrra e saj e ka vizituar Shqipërinë dhe i pëlqen shumë vendi ynë. Madje, shumë vite më parë, ajo mori edhe një shenjë nga Shqipëria që do t’i tregonte se në shtëpi do t’i hynte një Anjezë: “Ajo kishte vizituar një vend që njihet si Anjeze.


Madje më ka thënë se atje kishte thyer edhe këmbën. I kujtohet si moment dhe ma ka përmendur. Paska qenë e shkruar… më ka thënë sa herë e kujton.” Kështu, që Anjeza do të ishte pjesë e një familjeje diplomati, e kishte parandjerë më herët vjehrra e saj. Edhe pse ata jetojnë shumë kilometra larg njëri-tjetrit, Anjeza thotë se e ndien veten me fat për familjen e saj të re që gjeti në Londër./Revista Class/

 

Tags: Anjeza ShahiniMarredhenievjehrre
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Luiz Ejlli rikthehet në “Big Brother”?
Breaking News

Luiz Ejlli rikthehet në “Big Brother”?

06/02/2026
Fabrizio Corona në telashe, “Mediaset” e padit dhe kërkon 160 milionë euro dëmshpërblim!
Breaking News

Fabrizio Corona në telashe, “Mediaset” e padit dhe kërkon 160 milionë euro dëmshpërblim!

06/02/2026
Brooklyn nuk e lë me aq inatin për prindërit, fshin tatuazhin dedikuar të atit!
Breaking News

Brooklyn nuk e lë me aq inatin për prindërit, fshin tatuazhin dedikuar të atit!

06/02/2026
Mozzik një “diss” për Mozzik dhe rrjeti shpërtheu!
Breaking News

Mozzik një “diss” për Mozzik dhe rrjeti shpërtheu!

06/02/2026
“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo?
Breaking News

“Kur jam me të, jetoj”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Dj Gimbo?

06/02/2026
Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës
Breaking News

Art Abazi rikthehet me një EP, gjuha e re e muzikës së zemrës

05/02/2026
Next Post
Capital T i shpreh dashurinë nënës: Vendi më i bukur në botë, kur kthehem në krahët e tu

Capital T i shpreh dashurinë nënës: Vendi më i bukur në botë, kur kthehem në krahët e tu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera