Ai është një nga aktorët më të mirë të kinematografisë turke. Bëhet fjalë pikërisht për 33 vjeçarin Kuivanç Tatlitung, i cili është mjaft i njohur edhe për publikun shqiptar.
Aktori i njohur, i cili karrierën e tij fillimisht e nisi në modeling është shndërruar në një nga emrat më të kërkuar të producentëve të njohur. Ai ka interpretuar në shumë seriali, ku në pjesën më të madhe ka pasur role kryesore.
Duke qenë se ai është një nga aktorët më të kërkuar dhe paguar në Turqi, nuk është çudi që kushtet e kontratave të fillojë dhe t’i shkruajë vetë.
‘Cesur ve Güzel” është seriali ku aktualisht luan Kivanç së bashku me aktoren kryesore Tuba Buyukustun. Por cilat janë kushtet që ai u ka vënë producentëve përpara se të bëhej pjesë e këtij projekti. Mediat turke shkruajnë se ai ka kërkuar të punojë vetëm 4 ditë në javë, por jo vetëm kaq.
Aktori gjithashtu u kërkoi producentëve që të mos punonte në ditën e ditëlindjes së tij dhe bashkëshortes Ba?ak Dizer, njëkohësisht edhe në ditën që do të përkonte me përvjetorin e tyre të martesës, por edhe në raste të jashtëzakonshme./Syri.net