Bleona Qereti dhe Angjela Martini e kanë nisur shoqërinë e tyre në Amerikë, e siç duket miqësia e tyre sa vjen e përforcohet më shumë. Ka qenë Bleona ajo e cila ka paralajmëruar që është në Shqipëri dhe për herë të parë do të takohet në Tiranë me Angela Martinin.
Nuk e dimë nëse bukuroshet kanë ardhur për të kaluar festën e ndërrimit të viteve apo nëse ndonjë projekt i përbashkët i ka sjellë këtu, gjithsesi duke njohur vajzat surprizuese në natyrë gjithçka është e pritshme nga ato.