Arnav shkon në zyrë dhe dëgjon Lavanjën dhe servilet e saj duke folur për Kushin të cilës i thërrasin me emrin “Çamkili”. Arnav kthehet dhe u thotë atyre se që nga dita e sotme nuk do ta dëgjojë më emrin “Çamkili” pasi Kushi ka një emër: Kushi Kumari Gupta. Ndërkohë Kushi shkon në kompani e vendosur për të dhënë dorëheqjen teksa mban në dorë letrën e firmosur. Ajo i thotë vetes most ë lejojë asnjë emocion ta ndalojë nga ajo çfarë ka vendosur të bëjë. Arnav merr një telefonatë nga Manorama e cila i thotë diçka për Anxhalin. Arnavs shqetësohet dhe niset për në shtëpi. Kushi ndërkohë kërkon për Arnavin. Ajo pyet Lavanjën dhe servilet e saj ku është Arnavi por Lavanja fillon grindet me Kushin duke i treguar se ajo humbi përballë Arnavit. Kushi i thotë se jeta nuk është vetëm fitore dhe humbje. Lavanja i thotë t’i japë letrën pasi Arnavi nuk ndodhet por Kushi nuk ja jep duke i thënë se do ja dorëzojë vetëm atij me të cilin lidhi kontratën. Arnav shkon në shtëpi dhe sheh Anxhalinë të shtrirë në shtrat. Ai merr vesh se Anxhalisë i ka rënë të fikët pasi është duke agjëruar pa ndonjë arsye të veçantë. Kur gjyshja dhe Manorama largohen, Arnav dhe Anxhali mbeten vetëm. Anxhali i thotë Arnavit se nuk duron dot zemërimin e tij ndaj gjyshes dhe do dëshironte shumë që prindërit e tyre të ishin gjallë. Arnav nervozohet kur dëgjon të përmenden prindërit. Ai sheh Anxhalinë duke qarë dhe i thotë: “Motër ti kurrë nuk më ke lënë të ndjejë mungesën e askujt, as të mamit as të babit. Ti je familja ime. Ti je gjithçka për mua. Nuk të shoh dot me lot në sy. Për ty luftoj botën dhe bëj çdo gjë.” Roja merr në telefon Arnavin dhe i thotë se ka ardhur një vajzë me emrin Kushi që do t’ju takojë. Arnav i thotë ta lërë të futet brenda. Kushi hyn brenda ndërsa Arnav e pyet se çfarë ka pasi duket e shqetësuar. Kushi i thotë se ka firmosur dorëheqjen. Arnav habitet. Kushi i thotë se nuk firmosi nga frika por sepse Arnav e kaloi cakun. Ajo gjithashtu thotë se kontrata për të nuk ka më shumë rëndësi se jeta dhe familja e saj. Gjyshja, Manorama dhe Anxhali shikojnë Arnavin dhe Kushin. Kushi u kërkon falje atyre për sjelljen e saj dhe largohet. Anxhali e ndal Kushin dhe i thotë të flasin. Ajo i thotë Kushit se nuk ka parë asnjë t’i flasë Arnavit ashtu. Kushi i thotë se e di që e ka vëlla por ajo tha atë që mendonte. Anxhali i thotë se ajo ka shumë guxim. Kushi largohet. Pajal i kërkon Shamit t’i gjejë Kushit një punë që të ndihmojnë hallën financiarisht./revistawho.com