Një minifund xhins, perfekt për ditët e ngrohta, është një nga veshjet e koleksionit më të ri të markës gjigande të veshjeve “ZARA”. Por ndonëse në dukje ky fund nuk ka asnjë problem, “ZARA” është detyruar ta heqë atë nga tregu, në të gjithë botën. Shkak janë bërë bretkosat dekorative në njërën anë të fundit. Sipas mediave, bretkosat sjellin në mendje një simbol racist, konkretisht “Pepe the frog”, një meme që lulëzoi në vitin 2005 nga e djathta suprematiste amerikane. Ka majftuar një postim i vetëm në rrjetet sociale i një gazetareje nga Çikago në mbrëmje vonë, që ajo të nesërmen të zgjohej me një bujë të madhe mediatike që detyroi “ZARA”-n të heqë fundin nga tregu. Dhe në datën 19 prill, fundi xhins me bretkosa u zhduk nga të gjitha dyqanet./ revistawho.com