Sipas asaj që shkruhet në mediat portugeze, Cristiano Ronaldo, mendon se ‘fajin’ për humbjen e ndeshjes me Barcelonën e ka pikërisht e dashura e tij, Georgina Rodriguez. Bukuroshja kishte organizuar një festë pas ndeshjes në shtëpinë e Ronaldos, pasi me shumë mundësi fitorja në atë ndeshje i siguronte titullin kampion. Por gjërat nuk kanë shkuar si priteshin dhe futbollisti portugez mendon se organizimi i festës paraprakisht ishte tersi. Ai e ka ndaluar Georginën të bëjë më të tilla organizime, derisa gjërat të jenë të sigurta.