Në darkën që organizoi kryeministri Edi Rama për gazetarët, është vënë re mungesa e një prej gazetareve më të njohura, Sonila Meço. Edhe pse Sonila momentalisht nuk është e angazhuar që pas mbylljes së Agon Channel, duhet thënë se ajo është një nga ikonat e lajmeve e cila ka punuar për shumë ekrane ndaj medoemos do vihej re mungesa e saj.
Vetë Sonila nëpërmjet një postimi në facebook ka treguar se cila ishte arsyeja e kësaj mungese në darkën e madhe të organizuar për shkak të festave të fundvitit.
“Te kesh lirine e pasjes se hapesires tende, ne vendin tend, sipas afateve te tua… nga ketu nis liria e mendimit….se perndryshe ajo e fjales nuk ze vend me gjithe qellimin e mire ne hapesiren, vendin dhe afatet e imponuara nga te tjeret…
P.S e paftuar…per shkak te mungeses se energjise elektrike” shkruan Sonila në postimin e saj.