Jërëlldëm mahnitet nga aftësitë e Selenit në hakmarrje. Xhandan bën dorëzmin e bizhuterive te Halili. Xhandan godet me shpullë Halilin për të mbrojtur Asumanin. Halil rreh Xhandanin. Xhandan për vetëmbrojtje plagos me thikë Halilin. Asuman ndihmon Xhandanin të fshehë krimin që ka bërë. Denis dërgon policinë për të kontrolluar biznesin e Burhanit. Policia kontrollon biznesin por nuk gjen asgjë. Dilara mëson se telefonin e saj e kanë përgjuar, dhe se këtë gjë e ka bërë Haruni. Burhan është i sigurtë që denoncimin kundër tij e ka bërë Xhihani, por tronditet kur mëson se pas tij fshihet Denisi. Shtëpia e Xhansusë dhe Denisit është blerë nga Xhihani. Burhani shkon të takojë Xhansunë dhe shtiret sikur nuk ka qenë i pranishëm kur është bërë kontrolli nga policia. Dilara akuzon Harunin se nuk ka besim tek ajo dhe e ka përgjuar. Harun ofendohet, Hazall merr rrobat nga vila dhe shpërngulet përfundimisht. Hazall dëgjon debatin mes Dilarës dhe Harunit për telefonin. Hazall i rrëfen Dilarës se është ajo fajtore për përgjimin e telefonit dhe se e ka bërë nën urdhërin e Mahides. Dilara nxehet me Hazallin dhe e përzë nga shtëpia.
Mithat mbështet Hazallin. Burhan i shkon në shtëpi Kerimanit dhe i ofron asaj ndihmë. Keriman i tregon Burhanit se Xhihan e ka siguruar se Ozkan është i pafajshëm dhe se e ka bërë krimin për të mbrojtur dikë tjetër. Polici bën një kontroll të dytë në biznesin e Burhanit dhe e kapin mat atë. Burhan arrit të arratiset. Dilara i ankohet Xhihanit për faktin se Hazall e ka spiunuar. Xhihan kritikon Dilarën për qëndrimin jo mbështetës ndaj Hazallit. Dilara përballet me Mahiden. Ajo takon Mahiden për herë të fundit me Allazin dhe e largon atë përgjithmonë prej saj, Mahides i bie të fikët nga mërzia. Xhansu ka takimin me mjekun dhe gjithë familja shkon për ta mbështetur. Xhansu gëzohet kur shikon se edhe Hazalli i qëndron pranë. Ozan nuk e përballon dot vizitën dhe largohet. Doktori konfirmon diagnozën e Xhansusë për Parkinson. Mahide kupton se Dilara ka të drejtë dhe vendos të vetëdorëzohet në polici. Të gjithë i luten Xhansusë të heqë dorë nga fëmija por ajo nuk pranon. Doktori i sugjeron Xhansusë të vendosë një bateri në kokë. Xhihan i qëndron pranë Ozanit dhe Denisit. Xhansu shkon për të abortuar por largohet me vrap nga spitali pasi ndjen lëvizjen e bebes. Mahide thërret gazetarin në shtëpi për t’i rrëfyer atij të gjitha të vërtetat e saj.
Harun hedh në gjyq Mahiden. Mahide si hakmarrje dorëzon në polici thikën me të cilën Hazall ka plagosur Ozgyrin. Ozan shikon lajmin për vdekjen e Halilit dhe e njeh atë pasi e ka parë me Asunë. Ozan i tregon Dilarës. Rahmi është shndërruar në një të pastrehë që fle rrugëve. Ai zgjohet poshtë shkallës së shtëpisë së Kerimanit. Keriman tronditet kur shikon Rahmiun. Polica arreston Hazallin. Mahide shtrohet në spital. Mediat filmojnë arrestimin e Hazallit. Keriman strehon Rahmiun në shtëpinë e saj. Xhihan lajmëron Dilarën se kanë arrestuar Hazallin. Xhihan porosit Hazallin të mos tregojë asgjë në polici. Keriman e mban të fshehtë faktin që ka gjetur Rahmiun. Ajo e ushqen, e lan dhe e kthen Rahmiun në gjendjen e tij të mëparshme. Punonjësit e kompanisë fillojnë të bëjnë thashetheme për Hazallin. Mithat nxhehet me ta dhe mbron Hazallin. Ozan i tregon Dilarës se Haruni i ka sjellë asaj një thikë të rremë. Harun shkon në polici për të mbështetur Dilarën. Dilara zihet me Harunin dhe i kërkon atij të largohet prej shtëpisë së saj. Hazall pranon fajin në polici./ revistawho.com