Mjeku i Kim Kardashian, i cili ka bërë ndërhyrjen për të zmadhuar të pasmet e saj ka treguar arsyen pse janë shëmtuar ato. “Të pasmet e saj kanë dalë jashtë kontrollit dhe po shëmtohen. Njerëzit kur vijnë për të bërë ndërhyje nuk më kërkojnë më të pasme si të Kimit por si të motrës së saj të vogël, Kylie, pasi ajo i ka më në formë dhe pa celulit. Është njëjtë sikur të frysh një tullumbace dhe pastaj t’ia heqësh ajrin dhe pastaj ta frysh prapë. E keni parasysh se si do të duket në krahasim me herën e parë?! E pra e kështu ka ndodhur edhe me Kimin, dhe tani të pasmet e saj nuk janë aspak të bukura”,- ka thënë mjeku Aardon Rollins për “Mail Online”. Ai ka shtuar se për të bërë këtë ndërhyrje është marrë dhjamë nga një pjesë tjetër e trupit të saj dhe për shkak të shumë faktorëve si psh lindja, humbja dhe marrja e peshë, të pasmet janë deformuar ashtu.