Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë 13/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”! 13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Puna e re e Valbona Selimllarit, aty ku i rreh më shumë zemra

01/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Puna e re e Valbona Selimllarit, aty ku i rreh më shumë zemra

E ftuar këtë pasdite në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Valbona Selimllari ka folur edhe për angazhimin e saj të ri pranë bashkisë së Tiranës. Propozimin e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, pak muaj më parë, ajo nuk mund ta refuzonte, sepse do të ishte pranë fëmijëve – pika e saj e dobët dhe dashuria më e madhe.

Të gjithë miqtë e afërt të Bobit, e dinë që ajo është gjithmonë gati kur është fjala për të ndihmuar dhe sa herë ka mundësi ta bëjë, por ky ishte rasti kur do të kontribuonte edhe intitucionalisht, ndaj pse jo?





Pozicioni si Këshilltare për Çështjet Sociale pranë Bashkisë së Tiranës dhe kontakti i drejtpërdrejtë me fëmijët i jep Valbonës më shumë hapësirë për të ndihmuar, ndaj sapo iu bë propozimi, e pranoi me shumë kënaqësi: “Ishte një propozim fare i rastësishëm, që lindi nga një bisedë mes mikeshash. E pranova me shumë kënaqësi. Jam e angazhuar personalisht edhe vetë sa herë kam mundësi të jap një kontribut, e bëj pa bërë bujë, por kur më thanë, m’u duk sikur do e vazhdoja nismën. Mua më pëlqen të punoj me njerëz të suksesshëm dhe propozimi që më bëri Erioni më jep më shumë hapësirë për të ndihmuar më shumë…” – tregon Valbona.


Prej pak kohësh ka nisur një projekt me fëmijët e rrugës, të cilin, siç tregon Valbona, e kishte nisur para se të pranonte këtë pozicion, por me këtë rast, vëmendja publike bëhet edhe më e madhe dhe angazhimi po ashtu: “Unë kur kam mundësi të ndihmoj, e bëj edhe pa e bërë publike, siç e thashë edhe më sipër, por në rastin konkret është një mesazh më shumë sesa një nismë personale, sepse dua më shumë që bashkë me ne të bashkohen edhe të tjerë…”

Vështirësitë në këtë pozicion, natyrisht edhe Valbona i ka vënë re që në fillim. Një prej më të mëdhave është paragjykimi që duhet luftuar çdo ditë, megjithatë, me nisma të tilla sensibilizimi dhe me strukturat e bashkisë, Valbona beson se e ardhmja e këtyre fëmijëve do të jetë më e mirë./Class.al

Tags: Valbona Selimllari
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë
Breaking News

“Herën e parë që pashë ashensorin…”! Eleni Foureira rrëfen fëmijërinë e vështirë dhe mëmësinë

13/02/2026
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!
Breaking News

Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan!

13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Next Post
BB9/ Xheni dhe Benardi mes dashurisë dhe urrejtjes, ja çfarë ka ndodhur

BB9/ Xheni dhe Benardi mes dashurisë dhe urrejtjes, ja çfarë ka ndodhur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera