Një nga figurat më të rëndësishme politike në vend, Jozefina Topalli, ka uruar publikisht djalin e saj, I cili feston ditëlindjen. Në foton e postuar me Genarin ajo ka shkruar vetëm “Edhe 100”, por teksa ka falenderuar njerëzit për urimet, ka shtuar dhe disa fjalë të tjera. “Të dashur miq. Ju falënderoj për urimet dashamirëse për Genarin. Ai për mua, si për çdo nënë, edhe pse është sot dy pllambë më i gjatë se unë, mbetet djali i vogël, dobësia e mamës. Paçi me jetë e fat të dashtunit tuaj. Miqësisht Jozefina”. Genari jeton prej vitesh një histori shumë të bukur dashurie me moderatoren bukuroshe, Eva Murati.