Video e publikuar nga Elvana Gjata ditën e sotme, teksa përgatitet për albumin e saj në tregun botëror, ka patur impakt të madh tek fansat e këngëtares, por edhe tek artistë të tjerë. Elvana është përgëzuar nga Aurela Hoxha, Vildane Zeneli apo Julka Gramo. Ndërsa Ermal Mamaqi, si gjithmonë me nota humori ka shkruar: “Hë mi goc se pe qamet. Paske qenë modele dhe ne të dinim këngëtare”. Elvana pa dyshim është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe vlerësohet nga të gjithë kolegët e saj.