Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi… 16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin! 16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë… 16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon? 16/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTO +18/ Teuta Krasniqi nudo në filmin e Gjergj Xhuvanit, ish-gruaja e Bleros merr vëmendje edhe në Tiranë

02/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
FOTO +18/ Teuta Krasniqi nudo në filmin e Gjergj Xhuvanit, ish-gruaja e Bleros merr vëmendje edhe në Tiranë

Engjëjt janë larg”, një film i regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani, u rikthye mbrëmë më datë 27 prill, në premierën e Tiranës, në kinema “Millenium”. Filmi trajton një nga ngjarjet më tragjike të historisë së shqiptarëve, që është lufta e Kosovës. Në rolet kryesore luajnë aktori italian Rinaldo Rocco dhe aktorja nga Kosova, Teuta Krasniqi, e komentuar në media si ish-gruaje këngëtarit Blero.





Në premierën e filmit në Kosovë u përfol pikërisht paraqitja e aktores, e zhveshur dhe me skenat e saj erotike. Për mediat e Kosovës, Krasniqi u shpreh: “Nuk ka qenë një rol i lehtë. Ka qenë një këndvështrim sfidues.

teuta


Sapo roli m’u ofrua, nuk kam pasur asnjë dilemë. Ishte diçka që e kisha pritur prej kohësh”. Kur gazetarët kosovarë e pyetën për skenat erotike, aktorja u shpreh se ajo është aktore dhe spektatori që ka shije artistike e kupton. Ishte pjesë e personazhit dhe pa këto skena erotike nuk mund të kuptohej historia e Hanës.

Filmi me regji të Gjergj Xhuvanit flet për marsin e vitit 1999, kohën kur NATO bombardonte në Kosovë. Eksodi shqiptar filloi gjatë kësaj kohe. Terrori, frika, pasiguria dhe uria e pushtuan sidomos Gjakovën, që ishte në kufi me Shqipërinë. Një ish-prostitutë dhe një prift katolik.

Dy rrugë që takohen në kohë të vështira. Në mes të luftës së Kosovës 1999, Mario, një prift italian, refuzon të braktisë jetimët, për të cilët kujdeset në një jetimore në Gjakovë. Përtej Adriatikut, Hana (Teuta Krasniqi) shumë tërheqëse, braktis jetën e saj si prostitutë dhe merr rrugën për në zonën e nxehtë të luftës në kërkim të vajzës së saj. Kur Hana arrin në jetimoren e Marios, ajo bëhet një nënë për fëmijët e tronditur nga lufta, ku një tërheqje lind midis saj dhe njeriut të Zotit.

Në film marrin pjesë dhe aktorët e njohur, si Ndriçim Xhepa, Nik Xhelilaj dhe Fatmir Spahiu. Ndërkohë që skenat e filmit janë xhiruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Italisë./Panorama

Tags: Teuta KrasniqiTEUTA KRASNIQI NUDO
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!
Breaking News

“Zhgënjim total”! Krusita përplaset me Arjan Konomin dhe ka dy fjalë për Kristin!

16/02/2026
“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…
Breaking News

“Falem pesë vakte”, Franceska Murati: Nuk do vija mbulesë…

16/02/2026
“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?
Breaking News

“Po, unë e pëlqej…”, Selin flet hapur për Gimbon?

16/02/2026
“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!
Breaking News

“Kemi 15 vjet bashkë”, Leonora Jakupi flet si rrallëherë për partnerin!

16/02/2026
Next Post
LAJMI I FUNDIT/ Tuna bëhet nënë, fotoja e parë e këngëtares me djalin

LAJMI I FUNDIT/ Tuna bëhet nënë, fotoja e parë e këngëtares me djalin








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera