Prej kohësh po përflitet se Nora dhe Tuna nuk flasin me njëra tjetrën edhe pse dikur ato kanë pasur një shoqëri shumë të ngushtë. Madje këto thashetheme u shtuan edhe më shumë kur Nora nuk u shfaq në baby shower e Tunës. Por duket se ardhja në jetë e Tianit i ka shuar të gjitha këto thashetheme dhe Nora i “ka mbyllur gojën” të gjithëve duke uruar Tunën dhe Patrisin për ardhjen në jetë të djalit. “Tian mirëseerdhe në këtë botë. Të paçim shumë unë dhe Renee”, -shkruan Nora në foton e postuar nga Patris./revistawho.com