Kur dëgjon emrin e Kushit Shamit i bie pjata nga dora. Anxhali e pyet çfarë ndodhi dhe Sham i thotë se po mendonte për punën. Arnav dhe gjyshja grinden për punën e Lavanjës. Sham flet veçmas me gjyshen. Kushi kujton se ka lënë në zyrën e punës figurën e perëndeshës. Ajo thotë se do shkojë ta marrë sepse është e diel dhe Arnav nuk ndodhet aty. Kushi shkon atje ndërsa Arnav ndodhet në zyrë duke menduar për Kushin. Ai habitet kur e sheh atë. Kushi ngre sytë dhe sheh Arnavin duke e parë atë. Në punëtor vjen dhe e pyet Kushin çfarë kërkon. Kushi i thotë se ka ardhur për të marrë gjërat e veta. Punëtori i thotë se shefi do ja sillte në shtëpi. Kushi thotë se nuk ka nevojë sepse i merr vetë. Arnav e thërret Kushin në zyrën e tij. Kushi refuzon dhe i thotë punëtorit ta në dhomën ku mbahen sendet. Në shtëpinë Raizada Sham është duke folur në telefon me hallën. Anxhali vjen me çajin dhe e dëgjon Shamin duke thënë hallë. Anxhali e pyet nëse ishte halla e tij. Sham i thotë se ishte ajo. Ai pyet Anxhalinë për Arnavin dhe i thotë pse shqetësohet kur ajo ka thënë se do e mbështesë gjithmonë vendimin e tij. Anxhali thotë se ndjen që gjyshja mund të ketë të drejtë dhe që Lavanja mund të mos jetë e duhura. Anxhali fillon flet për dashurinë dhe Sham kujton Kushin e veshur me sari shkruan revistawho.com. Kushi kërkon për figurën e perëndeshës. Ajo e gjen dhe ngjitet mbi një karrige që ta marrë. Në këtë kohë vjen Arnav i cili i bërtet asaj. Kur dëgjon zërin e Arnav Kushi bie nga karrigia dhe figura e perëndeshës i bie nga dora. Arnav e shpëton figurën dhe bie sipër Kushit. Të dy nuk ja ndajnë sytë njëri tjetrit. Kushit i bie telefoni por të dy nuk e kanë mendjen. Arnav ngrihet dhe i jep dorën edhe Kushit por ajo refuzon dhe ngrihet vetë. Kushi hap telefonin dhe është Shami. Ai i thotë se do bëjë të pamundurën që të kthehet tek ato pasi i mungon shumë. Kushi habitet dhe Sham i thotë se i mungon edhe halla edhe Pajal. Kushi e mbyll telefonin. Sham habitet kur sheh Anxhalinë. Kushi merr figurën e perëndeshës dhe bëhet gati të largohet por Arnav ja mbyll derën me nerva dhe i bërtet. Kushi i bie përsëri telefoni por Arnav ja merr dhe e hedh tutje. Kushi mbush sytë me lot. Arnav e sheh disa minuta dhe më pas largohet për të folur në telefon. Kushi mundohet të hapë derën. Arnav i thotë mos të mundohet ta hapë por Kushi thotë se do që të dalë jashtë. Arnav i thotë asaj të mendojë para se të bëjë diçka. Kushi thotë se nuk pranon të bëjë çfarë thotë ai. Ajo shkon të hapë dritaren dhe era e hedh shallin e saj në fytyrën e Arnavit. Të dy shikojnë njëri tjetrin./revistawho.com