“Rebelët” ka qenë një ndër serialet më të ndjekur në Shqipëri, sidomos nga të rinjtë pasi trajtohej historia e katër adoleshentëve argjentinas Mia, Mariza, Pablo dhe Manuel. Për Mian është folur shumë pasi Lusiana Lopilato është e martuar tashmë me këngëtarin Michael Buble. Por vëmendje të madhe në Argjentinë ka edhe biondi me sytë blu, Pablo. Kanë kaluar 15 vite dhe Benjamin Rojas sot është 32 vjeç dhe vazhdon karrierën si aktor. Gjithashtu ai ka ndryshuar shumë në pamje, por jo aq shumë sa për të mos u njohur nga fansat./revistawho.com