Çifti Ervin-Sidrita janë përfolur shumë pas daljes nga shtëpia e BB pasi ndjekësit e tyre nuk janë ende të sigurt nëse ata e vazhdojnë lidhjen e tyre edhe jashtë.
Në një postim të fundit në profilin e tij zyrtar në Instagram, Ervini ka postuar një kolazh me fotot romantike të tij e Sidritës dhe e ka shoqëruar me një përshkrim i cili ka ngjallur dyshime për lidhjen e tyre.
“Ishte bukur për aq kohë sa ishim bashkë”, ka shkruar ai, percjell “Panorama”.
Padyshim që nuk kanë munguar as komentet nga fansat e tij të cilët kanë hamendësuar se ai po fliste për një ndarje të mundshme.