Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

ZBULOHET E VËRTETA/ Damiano ka shkelur rregullat, largohet nga “Big Brother”

06/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

Banorëve u është komunikuar gjatë kësaj jave se dikush ka shkelur rregullat. Ndërkohë jashtë shtëpisë së “Big Brother” prej ditësh po përflitej se Damiano ka shkelur rregullat duke komunikuar me persona të tjerë në kohën kur pretendohej se ishte i izoluar. E gjithë e vërteta është zbuluar mbrëmjen e sotme. Damiano ka shkelur rregullat e “Big Brother” të cilat u treguan me anë të një klipi. Një nga rregullat është që konkurrentët e përzgjedhur për t’u bërë pjesë e programit nuk duhet t’i tregojnë askujt për pjesëmarrjen e tyre në këtë format, rregull që Damiano e ka shkelur duke i treguar shokëve të tij. Në zyrat e Top Channel u paraqit një vajzë e cila deklaroi se ishte e dashura e Damianos. Një tjetër rregull i këtij reality show ishte se konkurrentët duhet të ishin single dhe si të tillë të hynin në lojë ose çift dhe të merrnin pjesë me partnerin ose partneren. Gjithashtu nga data 29 mars deri 1 prill Damiano ka qëndruar i izoluar në hotel për të mos pasur asnjë kontakt me njerëzit jashtë dhe duke pritur vendimin e publikut. Por ai ka komunikuar, mesazhe të cilat janë bërë publike në media. Kështu “Big Brother” vendosi përjashtimin e Damianos nga shtëpia për shkak të shkeljes së rregullave. Damiano e pranoi fajin dhe tha se do preferonte që vajza në klip që ka deklaruar se është e dashura e tij të dilte me fytyrë. “Unë do preferoja që ajo vajza të mos shfaqej e mbuluar dhe të vinte këtu sepse kam ardhur një muaj e gjysëm para dhe kam thënë që jam single, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të kaloj një natë me një vajzë. Nuk arrij ta kuptoj. Kjo është asgjë. Të jemi të sinqertë të gjithë ne i kemi treguar miqve dhe video është bërë dy ditë përpara hyrjes sime. E pranoj komunikimin gjatë kohës që kam qenë i izoluar”, -tha Damiano. Siç janë edhe rregullat Damiano u largua me Armelën./revistawho.com






Tags: Big Brotherdamiano
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Tuna na njeh me fytyrën ëngjëllore të Tian: Zemra ime është plot!

Tuna na njeh me fytyrën ëngjëllore të Tian: Zemra ime është plot!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera