Ardhja në jetë e Tian ka sjellë shumë gëzim për Patrisin e Tunën dhe kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram ka shkruajtur fjalët më të bukura që një nënë mund të thotë për fëmijën e saj. “E vështirë të besosh që je në këtë botë prej 4 ditësh, por jam e lumtur që vendose të na nderosh me prezencën tënde sepse je kaq i dashur. Kur të pashë për herë të parë kuptova se nuk kam dashur kurrë njeri sa të dua ty dhe s’do dua kurrë. Faleminderit të gjithëve nga thellësia e zemrës për urimet e panumërta me rastin e lindjes së Tian Patris. Zemra ime është plot”, -shkruan Tuna./revistawho.com