Agron Llakaj, autor, drejtues dhe aktor i shfaqjes së suksesshme të humorit “Al Pazar” ka rrëfyer në një intervistë për “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën se e ka provuar të bëjë ndërhyrje estetike. “Një herë që përdora botox nuk më njohën dhe nuk bëj më. Bëra ballin dhe rrudhat poshtë syve. Nga vetë natyra e profesionit humbiste karakteri. Ta supozojmë po e banalizoj, të luash Berishën. Në momentin kur Berisha v’renjtet nuk krijohej ky korridori në ballë dhe humbiste karakteri. Nuk ishe i vërtetë, ishe i pabesueshëm dhe erdhi momenti thashë: Agron prano realitetin ashtu siç është edhe pse arti të detyron të bësh kështu gjërash. Por kjo që kam provuar unë, nuk ka lidhje me homoseksualizmin”, – është shprehur Llakaj, i cili vijon prej 25 vitesh të mbajë të palëkunduar pozitat e tij në tregun mediatik shqiptar. / revistawho.com