Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit 10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…” 10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj 10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion!  10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi  10/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

FOTOT/ Ajdin Sejdiu dhe 1001 netët e tij hollivudiane

08/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
FOTOT/ Ajdin Sejdiu dhe 1001 netët e tij hollivudiane

Biznesmeni i njohur Ajdin Sejdiu njihet për jetën e tij tepër luksoze si në vitet më përpara por edhe në vitet në vijim. Ajdin Sejdiu përveçse një biznesmen i fuqishëm njihet edhe si njeri humanitar.
Mund të citojmë një nga veprat e tij më humanitare e më madhështore në vend si “Lumturimi i Nënë Terezës” event ky i mbajtur në vatikan më 19. Tetor. 2003. Kanë kaluar  tashmë 12 vite nga dita ku Papa Gjon Pali II e shpalli Nënë Terezën “E Lume”. Bizesmeni shqiptar e mbështeti këtë event shenjtor me shifra  marramendëse. Një sërë eventesh kulturore edhe ato humanitare janë mbështetur dhe vazhdojnë të mbështeten nga biznesmeni Ajdin Sejdiu.
Nuk duhet të mohojmë faktin që ky personazh në vetvete ka marrë zhgënjimet më të mëdha në jetën e tij deri në gradën e fundit që mund të eksiztojë fjala “mohim”. Por kjo gjë nuk e ka ndryshuar aspak Ajdin Sejdinë, përkundrazi ai sot e kësaj dite dite di të eci me forcë e përkushtim përpara duke ndihmuar sërisht shokë e miq të tij edhe pse e di shumë mirë çdo të thotë të japësh shumë për asgjë.
Zhgënjimi e ka vrarë shumë jetën e Ajdin Sejdisë edhe pse ka vazhdur në rrugën e pafajsisë, kurse mohimi eshtë motoja që e shoqëron atë përditë përderisa gënjeshtrat janë ato që kanë bërë më shumë famë në botën e sotshme.
Shumë shqiptarë, shokë, miq, dhe familjarë të tij kanë shijuar çmenduritë të jetës hollivudiane që ka pasur biznesmeni. Shumë prej këtyre miqve sot e kësaj dite mburren me fotot e pjesë të jetës që kanë kaluar përkrah Ajdin Sejdisë.
Ajdin Sejdija, një biznesmen me potencë të madhe ndërkombëtare nuk kishte si t’i mungonte asnjëherë pjesëmarjes në festivalin e filmit në Kanë. Çdo vit ai ka qenë i ftuari kryesor duke u pritur në mënyrë spektakolare nga të gjithë artistët e hollivudit. Për më tepër në festivalin e filmit të Kanës në vitin 1997 është zbuluar se Ajdin Sejdija përveçse ka pasur në krah përgjatë gjithë kohës artisten e hollivudit Demi Mur, ai ka kaluar dhe netët me të në hotelin Carlton Ritz, Kanë.
Një event tjetër kryesor që duhet përmendur ka qënë edhe nata hollivudiane që është zhvilluar në Zyrih në vitin 1997 në një nga hotelet më luksoze të Zyrihut. Atë natë u zhvillua inagurimi i restorantit ,” Planet Hollivud” ndërsa në hotelin Wider u akomoduan artistët e Hollivudit të cilët ishin protagonistët kryesorë të këtij inagurimi.
Shumë miq e shokë të ftuar nga biznesmeni i madh Ajdin Sejdiu patën mundësinë të hynin në këtë event ku midis festës dhe harmonisë së krijuar, miqtë  e Ajdin Sejdisë u lumturuan shumë atë natë pasi rrëmbyen shumë foto nga personazhet më të njohura të hollivudit, foto të cilat kanë lënë ende gjurmë në të kaluarën e tyre e që sot i kujtojnë sikur të ishin vetë protagonistët kryesorë të asaj mbrëmjeje.
Midis luksit e suksesit të jetës hollivudiane të Ajdin Sejdisë nuk kishin se si te mungonin edhe darkat mbretërore nga njerëz me potencë të lindjes së mesme. Ajdin Sejdija është një ndër protagonistët kryesorë për themelimet e para të ndërtimeve e hoteleve luksoze të vendeve arabe.
Avioni privat i bizesmenit Sejdija, Rolls Royce, shtëpitë e vilat luksoze nëpër Lugano e Zyrih nuk kanë mbetur kurrë bosh, ato gjithmonë kanë qenë pjesë e dashamirësve të tij ku ai me dashuri kalonte momentet më të bukura.
Një darkë e veçantë ka qënë edhe darka e shtruar në vilën e Ajdin Sejdisë për legjendarin dhe zotërinë e nderuar të kombit, z. Ibrahim Rugova (ish-President i Kosovës).
1001 netët hollivudiane të Ajdin Sejdisë, dhe historitë e të vërtetat e miqve e të familjarëve të tij nuk mjaftojnë për t’u treguar vetëm në një artikull…, ato duhet të shfletohen dhe të lexohen në një libër roman ku titulli mund të ishte “Prej hiçit rrethuar me hiça, zhgënjimin shokë në jetë, e lekun gjithmonë të vetmin mik në xhep”.
 Artikull nga Dr.Riselda Sejdija.





Tags: ajdin sejdijaRISELDA SEJDIJA
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit
Breaking News

Pas gjithë zhurmës… Dafina dhe Labi i japin fund konfliktit

10/12/2025
Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”
Breaking News

Habit ish-banorja e BBV: “Cristiano Ronaldo më kërkoi numrin, ndërsa Benzema…”

10/12/2025
Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj
Breaking News

Fjolla Morina futet papritur në BBVK, reagon vajza e saj

10/12/2025
Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 
Breaking News

Orinda Huta rrëfen fitimet nga podcast-i dhe po, janë më shumë se në televizion! 

10/12/2025
Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 
Breaking News

Banori i BBVK thotë se e nxori fitues, reagon Stresi 

10/12/2025
Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  
Breaking News

Hodhi një lumë parash në dasmën e motrës, Uzuni reagon ndaj lumit të kritikave!  

09/12/2025
Next Post
BB9/ Çifti i ri në shtëpi sherr mes tyre, nuk kuptojnë lojën

BB9/ Çifti i ri në shtëpi sherr mes tyre, nuk kuptojnë lojën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera