“Umami” është restoranti ku mirëpret personazhe të njohur të ekranit dhe ndër restorantet më të pëlqyer të momentit. Por pas pjatave të shijshme fshihet një staf i tërë që nën drejtimin e Renato Mekollit arrin t’i kënaqë klientët. Dhe një foto nga kuzhina Renato e ka publikuar para pak minutash në llogarinë e tij në Instagram ku në sy bie edhe një vajzë myslimane me mbulesë duke gatuar. “Shembull”, -i shkruan Renatos një ndjekëse e tij në koment. Dhe vërtet ky rast është për t’u marrë shembull sepse siç dihet vajzat me mbulesë paragjykohen shumë në Shqipëri./revistawho.com