Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti 11/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit 11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta 11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë! 10/01/2026
Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja! 10/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Moderatorja e njohur e “Me zemër të hapur”: Kjo është lumturia ime më e madhe

09/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Moderatorja e njohur e “Me zemër të hapur”: Kjo është lumturia ime më e madhe

U bënë plot 13 vjet tashmë që kur Evis Ahmeti është shndërruar në përçuesen e historive të pafundme të dhjetëra e qindra shqiptarëve. Nga studio e saj, me “Zemër të hapur”, ajo është përballur me lloj-lloj ngjarjesh, drama të paparashikuara, por edhe karaktere e emocione që vështirë se të tjerë në vend të saj do t’ia dilnin t’i menaxhonin. Megjithatë, në çdo dalje publike të drejtpërdrejtë Evisi ia ka dalë të japë kontributin e saj shërues për çdo plagë sociale duke u përpjekur gjithnjë e më shumë t’u rikthejë buzëqeshjen njerëzve në nevojë.

Në një intervistë të fundit për revistën “Psikologjia”, Evisi ka treguar se jashtë studios, është familja ajo që e mban me këmbë në tokë e që e mbështet në ҫdo hap professional e personal, duke i falur lumturi pa fund e përkushtim maksimal.





Përkushtimi dhe misioni që ka për vite me radhë programi i saj, ia kanë prishur Evisit qetësinë. Siҫ tregon ajo, është një program me emocione të forta dhe nuk është e lehtë të përballosh çdo ditë transmetimin live e maratonë duke menaxhuar ҫdo lloj të ftuari e emocioni që mbart kushdo prej tyre: “Është e pamundur emocionalisht mos të përfshihesh në gjendjen dhe problemet që personazhet shprehin në studio. Në çdo moment ndjej nevojën e tyre, duke menduar se në atë karrige jam unë. Duke menduar në këtë mënyrë, gjej shumë forcë brenda vetes për të vazhduar të ofroj gjithçka mundem për ta, të bëhem zëri dhe forca e tyre” – rrëfen Evisi për Psikologjia.


Por jashtë studios dhe profesionit, Evisi tregon se janë dy njerëz shumë të afërt që tregojnë kujdes maksimal për të: “Qortues, vëzhgues dhe rregullator njëkohësisht, është bashkëshorti im. Kujdesi që tregon deri në detaje që të jem në perfeksion, i cili po aq bën dhe rolin e kritikut. Kjo më jep ndjesi lumturie që vetëm ai di ta falë, përkujdesje maksimale. Besoj që një grua nuk do të donte më shumë se kaq për të qenë e lumtur: realizim profesional dhe përkujdesje familjare, që është ndërthurja më perfekte ku njëra barazon tjetrën…”

Ndërsa njeriu që e frymëzon më shumë Evisin është vajza e saj, e cila është një lumturi më vete për Evisin: “Sa për motivimin, këtë ndjesi të përfituar prej 27-vjetësh është familja ime (bashkëshorti dhe vajza) është ajo që më ka mbështetur fort e motivon këtë ndjenjë lumturie të vazhdojë. Më pëlqen qetësia. Ajo simbolizon lumturinë për mua, shëndeti fizik dhe mendor përbën atë që quhet lumturi. E këtë unë e gjej vetëm tek ata të dy….”./Class

Tags: evis ahmetime zemer te hapur
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti
Breaking News

Brikena e lidhur me Atdheun e “Për’puthen”? Reagon ish-konkurrenti

11/01/2026
Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta
Breaking News

Puthi në buzë banoren e re, Stelina i del kundër Kejsit me akuza të forta

11/01/2026
Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!
Breaking News

Xhesika Berberi i thotë “PO” dashurisë!

10/01/2026
E shtuna nuk vjen siç e prisnit, ja cilat shenja do të surprizohen!
Breaking News

Eklipsi diellor në Ujor, koha për fillime të reja!

10/01/2026
“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!
Breaking News

“Do të ta mbaj emrin lart”, Ronela kujton të atin e ndjerë!

10/01/2026
“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!
Breaking News

“Nuk jam lezbike”, Kendall Jenner i jep fund thashethemeve: Do ta thosha hapur nëse do isha!

10/01/2026
Next Post
Foto nga “Rolling Hills”, lagjja pasanike e Tiranës… Noizy: Së shpejti do të jetoj këtu

Foto nga "Rolling Hills", lagjja pasanike e Tiranës... Noizy: Së shpejti do të jetoj këtu








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera