Ujësjellës Kanalizime në Tiranë bën të ditur se për shkak të një remonti në rrjetin shpërndarës, zona e Yzberisht, Unazës së Re dhe Misto Mames mund të kenë kufizime në furnizimin me ujë gjatë orëve të mbrëmjes së sotme. Stafi i UKT-se po punon intensivisht për të rikthyer situatën në normalitet furnizimin në këto zona. Ndërsa Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, njofton se për shkak të investimeve që po kryhen për rikonstruksionin e kabinave, nesër në datën 12 maj, do të ketë kufizime energjie në këto zona. Punime në kabinën “Prasling” dhe “Colombo 2/1”, gjatë intervalit kohor 09:00-14:00 Pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Bill Klinton”, rruga “Shkëlqim Fusha”, pranë Kodrës së Diellit pjesërisht. Punime në kabinën “Ndre Mjeda 2”, nga ora 10:00-13:00 Pa energji do të mbeten abonentët që banojnë në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë./JOQ