Marrëdhënia Fotini-Danjeli po shkon në mënyrë të shkëlqyer brenda në shtëpi, të paktën sipas vajzës. Fotinia mendon ta çojë edhe më tej marrëdhënien e saj me Danjelin duke planifikuar edhe fejesën me të.Teksa janë të dy në oborr, nën ritmet e muzikës, ata kërcejnë dhe puthen me njëri-tjetrin. Në një moment, Fotinia i thotë Danjelit që në 6 qershor ka ditëlindjen dhe mendon që ta festojnë atë së bashku me fejesën e tyre. Por megjithatë, Danjeli nuk i jep një përgjigje, por në vend të saj i dhuron një puthje partneres së tij. Më pas, Danjeli e pyet Fotininë se si ajo ndjehet dhe përgjigjja është: Si nuse e ardhshme!