Sham habitet kur sheh Kushin. Ai nuk di çfarë të bëjë. Fati e shpëton pasi i bie telefoni. Sham largohet. Lavanja pyet gjyshen si ju duk kërcimi. Gjyshja i thotë se ajo këngë dhe kërcim nuk tolerohet në shtëpinë Raizada. Sham ndodhet jashtë. Ai merr Anxhalinë në telefon dhe i thotë se duhet të largohet pasi shoku i tij ka bërë aksident. Anxhali mërzitet shumë që ai duhet të largohet. Arnav e pyet çfarë ndodhi dhe Anxhali i thotë se Sham duhej të largohej për diçka urgjente. Familja mblidhet për të prerë tortën. Anxhali është e lënduar që Sham nuk është aty që ta presë tortën me të. Dikush nga të ftuarit e pyet Anxhalinë ku e ka bashkëshortin. Anxhali ikën duke qarë. Kushi sheh Anxhalinë dhe e pyet pse po qan. Anxhali i thotë se këto ditë nuk mund t’i ndalojë lotët. Kushi i thotë se nuk duhet të qajë për këtë gjë pasi rëndësi ka lidhja mes saj dhe bashkëshortit dhe jo festa dhe torta. Gjyshja e dëgjon Kushin dhe mahnitet. Ajo e merr Anxhalinë ndërsa Kushi sheh përsëri Arnavin. Manorma gjen Lavanjën duke pirë alkool. Por Lavanja e fsheh. Manorma shkon në kuzhinë dhe provon ëmbëlsirat. Asaj i pëlqejnë dhe për t’i prishur punë Kushit i shtrydh limon ëmbëlsirave. Më pas ajo bën sikur po i provon ëmbëlsirat dhe fillon grindet. Menaxheri i thotë Kushit dhe Pajalit se ëmbëlsirat nuk do i shpërndahen miqve dhe e prish kontratën. Manorma i ankohet gjyshes dhe Anxhalisë për ëmbëlsirat. Gjyshja nuk e beson dhe shkon në kuzhinë për të parë ëmbëlsirat. Ndërkohë Kushi ka filluar punën duke bërë xhalebi. Pajal i thotë Kushit të ndalojë sepse nuk është shtëpia e saj. Anxhali gëzohet kur sheh Kushin duke bërë xhalebi. Ajo i thotë Kushit t’ja shpërndajë të ftuarve. Teksa po shpërndan Kushi përplaset me Arnavin por nuk i jep shumë rëndësi dhe largohet. Anxhali falenderon Kushin dhe Pajalin që e bënë speciale përvjetorin e saj të martesës. Kushi dhe Pajal largohen shkruan revistawho.com. Lavanja vjen e dehur. Ajo ofendon gjyshen dhe Lakshmin. Të gjithë habiten. Lavanjës i bie të fikët. Më vonë ajo vjen në vete dhe e kupton çfarë ka bërë. Arnav është me nerva. Lavanja i kërkon të falur. Arnav i thotë t’i kërkojë të falur të gjithëve. Sham kthehet. Anxhali është e mërzitur dhe nuk do që t’i flasë. Sham i kërkon të falur dhe Anxhali e pyet për shokun. Sham vazhdon me gënjeshtrat e tij. Gjyshja është shumë e inatosur me Lavanjën. Manorma dhe Anxhali mundohen ta qetësojnë por gjyshja thotë se nuk mund ta harrojë sesi i foli Lavanja. Ajo thotë se Kushi është më e vogël se Lavanja dhe është më inteligjente e di t’i përballojë situatat./revistawho.com