Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Zvicra: Këngëtarët shqiptarë kujdes me vizat e punës

09/09/2015
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A

zvicra





Ambasada e Kosovës në Zvicër ka lëshuar një deklaratë për mediat në të cilën i tërheq vërejtjen këngëtarëve shqiptarë që shkojnë në shtetin zviceran për koncerte. Sipas saj kohët e fundit fenomeni i biznesit pa letra është bërë mjaft shqetësues. “Në bazë të të dhënave nga autoritetet zvicerane, kohëve të fundit është konstatuar se ka pasur tentime nga individë me profesione të artistëve (këngëtarëve), që në territorin e Konfederatës zvicerane, kanë hyrë pa lejen e punës për të shfaqur koncerte nëpër shoqata, klube dhe diskoteka”, thuhet në komunikatën e Ambasadës. “Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, njofton artistët, por edhe përkujton cilindo që, nga Kosova vjen në Zvicër për të ushtruar një punë, ata duhet të pajisen me vizën e punës. Në të kundërtën, autoritetet zvicerane ushtrojnë në mënyrë të rreptë masën e arrestit dhe të ndëshkimeve sipas ligjeve për ushtrim të punës në mënyrë ilegale në territorin e Zvicrës. Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër, tërheqë vërejtjen, se sipas ligjit dhe rregullave në fuqi, lidhur me ardhjen në Zvicër për të ushtruar veprimtari pune në lëmitë e ndryshme, pra edhe artistike, nga autoritetet zvicerane kërkohet domosdoshmërisht viza valide e punës, qoftë ajo edhe një punë me afat të shkurtër”, përfundon teksti i komunikatës së dërguar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Zvicër.


Tags: kengetaretkoncerteviza
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post

Greta Koçi rikthehet në lojë, sjell bashkëpunim me Gold AG

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera