Nënkryetarja e LSI, Monika Kryemadhi dhe aktori i dashuri i “Portokalli”, Bes Kallaku kanë përshëndetur të gjithë ndjekësit e tyre në ‘instagram’ me këtë foto gazmore… “Mirëmëngjes nga dy njerëz që janë si ju dhe ju duan shumë”, – ka shkruar deputetja e parlamentit shqiptar, poshtë fotos së publikuar dhe si përgjigje mes shumë komenteve ka marrë edhe një nga aktori… “Më çmeni Ija, do edhe ajo foto me ty”, – ka komentuar Besi. Kjo nuk është hera e parë që Monika dhe Besi publikojnë foto sëbashku, madje sipas disa zërave pritet që Kallaku të angazhohet me fushatën e këtij viti në mbështetje të LSI. / revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BUEFVSyDhBq/?taken-by=monika.kryemadhi