I vogli i tyre ka dy javë që ka ardhur në jetë dhe Tuna me Patrisin e shfaqin në çdo moment entuziasmin për këtë dhuratë të Zotit. Në fotot krah të birit dallohet fare lehtë shkëlqimi i syve të të dy prindërve të rinj, që duket se po e shijojnë maksimalisht këtë fazë të re në jetën e tyre. Pas fotove të para që bënë xhiron e gjithë rrjetit, duke e kthyer Tian në të voglin më të famshëm në trevat shqipfolëse, Tuna ka ndarë me ndjekësit e saj një moment nga dita e tyre. Në foton e publikuar në ‘instastory’ shfaqet Patrisi duke ushqyer të birin dhe kjo është pamja më e bukur për sytë e Tunës. / revistawho.com