Menaxheri refuzon të paguajë Kushin dhe Pajalin. Ai flet me Arnavin që ëmbëlsirat mos të shpërndahen. Anxhali flet me Shamin në telefon dhe i thotë të kthehet shpejt. Ajo është e mërzitur. Gjyshja dhe Arnav i qëndrojnë pranë. Gjyshja lavdëron Kushin që di të flasë bukur ndryshe nga Lavanja. Manorama i ankohet Anxhalisë dhe gjyshes për ëmbëlsirat. Kushi dhe Pajal mërziten pasi puna i shkon dëm. Nga inati Kushi merr gatuan xhalebi me shumicë siç bën gjithmonë kur është me nerva. Pajal i thotë të ndalojë pasi nuk është shtëpia e saj. Anxhali, gjyshja dhe Manorama shkojnë në kuzhinë. Manorama i bërtet Kushit që po harxhon gjërat e shtëpisë ndërsa Anxhali provon xhalebitë dhe i pëlqejnë shumë. Ajo i thotë Kushit t’ja shpërndajë të ftuarve. Gjyshja i thotë Anxhalisë se është e impresionuar me Kushin. Ndërkohë Kushi dhe Pajal kthehen në shtëpi dhe i tregojnë hallës për ëmbëlsirat. Halla shqetësohet. Lavanja vjen e dehur. Ajo ofendon gjyshen dhe krijohet një situatë e sikletshme. Lavanjës i bie të fikët. Arnav kujdeset për të. Manorama dhe Anxhali mundohen të qetësojnë gjyshen, por ajo është e ofenduar nga Lavanja. Gjyshja duke folur me Manoramën lavdëron Kushin. Në këtë moment vjen Lavanja për të kërkuar falje. Teksa Kushi është duke fjetur Pajal sheh që asaj i mungon byrzylyku i këmbës. Arnav shkon pranë pishinës dhe gjen byrzylykun e Kushit. Ai vështron byrzylykun dhe mendon për Kushin dhe momentet e saj në shtëpinë Raizada. Sham dhe Anxhali ndodhen në dhomën e tyre. Sham mendon për Kushin ndërsa Anxhali mendon si të gjejë një zgjidhje për Lavanjën. Të dy e gjejnë zgjidhjen. Në mëngjes Sham shkon në shtëpinë e Kushit dhe i kërkon të kthehet në Laknou. Qëndrimi i Kushit në Deli është i rrezikshëm për Arnavin pasi ajo mund ta shohë me Anxhalinë. Ai i thotë Kushit të shkojë në Laknou. Edhe Anxhali shkon tek shtëpia e Kushit bashkë me Manoramën. Sham i shikon ato duke ardhur dhe do që të arratiset./revistawho.com