Marketingu tashmë ka kaluar online dhe pjesa më e madhe e kompanive i reklamojnë produktet e tyre në faqe të ndryshme në rrjetet sociale.
Por me siguri keni vënë re edhe që gjithmonë e më shumë bloggeret shqiptare po shtohen dhe kjo ka një arsye… Bukuroshet e rrjeteve sociale i kanë shndërruar profilet e tyre në një biznes të vërtetë fitimprurës.
“Nuk kam nevojë të qesh në foto, se e qeshur jam gjatë gjithë kohës. Thjesht fotot që postohen janë për punë, unë tashmë paguhem për çdo postim në Instagram. Instagramin e kam punë, dhe kur bëhet fjalë për punë, unë jam shumë serioze”, shprehet ajo.