Skivi është bërë pjesë e mediave sot për shkak të disa fotove që qarkulluan në internet, ku reperi shfaqej në rajonin e policisë. Të shumtë ishin ata që menduan se Skivi gjendej aty për shkak të ndonjë sherri. Por arsyet I ka sqaruar vetë reperi. “Arsyeja e paraqitjes time në polici nuk ka qenë për shkak të ndonjë problemi, por xhirimet e videoklipit tim më të ri pasi na duhet shoqëria e policisë”, -deklaroi Skivi. “Klipi së shpejti pritet të publikohet, shiu na ka shty se ka pas me u xhiru sot, por ne këto ditë do të vazhdojmë prapë me xhirime”-shtoi ai.