Elsamedi thotë se ka mbuluar pa dashje mikrofonin gjatë një bisede në shtëpi, por rregullorja është e qartë.
E për këtë, qëllim, Big Brother ka vendosur ta ndëshkojë atë me një formë të veçantë.
Atij iu komunikua mbrëmjen e së martës së gjatë gjithë ditës së sotme i ndalohet të flasë, përveç dy fjalëve: “Po” dhe “Jo”.
Dhe dita ka nisur e heshtur për banorin e ri të shtëpisë, që i duhet të përballet sot me banorët e tjerë duke mohuar ose duke pohuar.
Elsamedi është dënuar nga “Vëllai i Madh” që të përgjigjet vetëm me “po” ose “jo” dhe të mos thotë asnjë gjë tjetër.
E ndërsa shumica e banorëve e vënë në lojë dhe e ngacmojnë që ai të harrojë dënimin e të flasë, Lupçe është i vetmi që e ngacmon në çdo lloj forme që ta bëjë të flasë, edhe duke i hedhur edhe provokime të ndryshme.
Deri më tani Elsamedi nuk është dorëzuar, por mbetet ende për t’u parë se si do të veprojnë.
Por është edhe një banor tjetër që e provokon Elsamedin, Fiorentina. Në ditët e kaluara ata janë përfshirë jo pak herë në debate, e për këtë Fiorentina i thotë ndër të tjera se “unë të flas, ti s’më flet dot”, duke i lënë të kuptojë se nëse ajo do mund t’i thotë gjithçka e ai nuk çfarë të bëjë.