Kylie Jenner, motra e vogël e familjes Kardashian gjatë një interviste i habiti të gjithë kur zbuloi diçka që nuk e dinim më parë, ose të paktën nuk na kishte vajtur mendja. Sa herë që ajo prezanton një linjë të re të buzëkuqeve, Kylie i tregon ngjyrat e tyre duke i provuar në krah dhe videon e shpërndan në Snapchat. E nëqoftëse deri më tani menduat se Kylie i provonte tek vetja, në fakt ai nuk është fare krahu i Kylie Jenner, por i shërbëtores së shtëpisë. “Unë përdor krahët e shërbëtores sime për të treguar ngjyrat e buzëkuqeve. Ajo ka krahët më të mira. Ajo është kaq e mirë, ulet më jep krahun dhe është gjithmonë gati”, -tha Kylie.