Gjatë mbrëmjes së djeshme në ‘Big Brother’ mes Arbana Osmanit dhe opinionistit të radhës, Leonard Bombaj, ka patur një ‘debat’. Teksa Ambrës dhe Elsamedit iu komunikua që mund ta vazhdonin lojën të ndarë, Bombaj u shpreh se kjo gjë po intrigon audiencën. E menjëhershme ka qenë përgjigja e Arbanës që i tha: “Mos ma qaj hallin mua ti, se audiencën e kemi. Mos mendo se e morëm sot audiencën”.