Burrat me nivele të mira të vitaminës D në vitet e tyre të fëmijërisë kanë më shumë gjasa të kenë fëmijë të shëndetshëm dhe më të fortë. Këto janë rezultatet e një studimi të ri të ‘University College Dublin’, i cili zbuloi një lidhje të drejtpërdrejtë mes gjatësisë dhe peshës së fëmijës në moshën pesëvjeçare dhe nivelit të vitaminës para-konceptimit të tyre. Studiuesit u mbështetën në disa faktorë mbi 213 çifte baba-fëmijë në Irlandë dhe të dhënat u regjistruan kur fëmijët kishin moshën 5-9 vjeç. Ata analizuan mbi seksin e fëmijës, moshën, vitaminën D dhe aktivitetin fizik të verës në moshën e sipërpermendur. Pas përpilimit të të gjitha të dhënave, ata arritën në konkluzionin se vitamin D kishte lidhje me gjatësinë dhe peshën përgjatë viteve të hershme, pikë vendimtare zhvillimi. Ekspozimi i lëkurës ndaj dritës së diellit është thelbësor për trupin për të prodhuar vitaminë D, kështu që studiuesit gjithashtu kanë parë numrin e orëve të fëmijëve të kaluar jashtë gjatë verës. Ata konkluduan se: “Vitamina D ishte e lidhur pozitivisht dhe në mënyrë prospektive me gjatësinë dhe peshën e pasardhësve pavarësisht nga karakteristikat e nënës. Sipas specialistëve mënyra e ushqyerjes së babait ndikon në shëndetin, cilësinë dhe funksionin e qelizave të tyre embrionale, të cilat janë të përfshira në riprodhim”. Kështu, ushqimi i nënës nuk mund të jetë i vetmi faktor kyç në zhvillimin dhe shëndetin e rritjes së pasardhësve.