Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike 26/01/2026
Në lidhje jashtë shtëpisë, por fjalët e Klodit surprizojnë: “Shpirti ta don…” 26/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

EKSKLUZIVE / Zbulohet emri i djalit të Bietës dhe Albanit, lumturia ulet këmbëkryq në familjen Dudushi

21/05/2017
in Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A

“Prej një jave, lumturia është ulur këmbëkryq në shtëpinë tonë”… Kështu e nis rrëfimin e saj përmes telefonit Bieta Sulo, nëna më e re e ekranit. Mes frymëmarrjeve të lehta dhe zërit pothuaj pëshpërimë, ajo që tani mban botën në duar, e ka të vështirë t’i gjejë fjalët për të përshkruar këto ditë gëzimi. Teksa i vogli fle dhe buzëqesh në gjumë, partnerja e Alban Dudushit, zbulon në një bisedë ekskluzive me ‘RevistaWho.Com‘, emrin e të birit dhe domethënien e këtij emri, si dhe ndan momente nga alegria që ka pushtuar strehën e tyre të re, në të cilën u shpërngulën pak ditë përpara se i vogli të vinte në jetë. Tanimë një shtëpi ku e qara e një fëmije ngazëllen me agimin, por edhe pas mesnate kur qyteti fle, e ata rrinë zgjuar me të voglin, nga dhoma në sallon, duke mbajtur në duar krijesën e tyre.





“Djali quhet Kroi Art Dudushi dhe në përzgjedhjen e tij kemi kontribuar të tre nga pak; unë, Albani dhe Joelle”, – thotë Bieta, e cila na zbulon se për të arritur në këtë emër final, kaluan disa ditë negociatash. “Albani dhe Joelle ishin më shumë fansa të Kroi-t, që është një emër 100% shqiptar dhe që mua më pëlqente shumë, por që gjithsesi më përzemër kisha Art-in, një emër sa shqiptar aq edhe ndërkombëtar… Ndaj, në fund, pas disa ditësh në ‘tryezën e bisedimeve’ (qesh), vendosëm t’ia vinim të dy emrat dhe mama shpesh herë e thërret KroiArt(ë), duke formuar sërish një emër shqiptar”, – shprehet ajo, e cila na kujton me vendosjen e këtyre dy emrave një traditë të vjetër shqiptare, ’emrin në vesh’, që sot njihet si emri i mesëm, por që dikur ka qenë shumë i përdorur në disa krahina të vendit. Ky rikthim te rrënjët e trashëgimia shpirtërore shqiptare, prehet në dy sy të qeshur që sjellin një botë të re, krejt të paqtë si portreti i foshnjës që kur e përkundin, përkund te ata një krua ndjesish.


Për domethënien e emrit, nuk besojmë se ka vend për shumë sqarime, për sa kohë të dy janë emra shqiptarë, Kroi = krua, që ka sjellë një rrjedhë lumturie në familjen e tij dhe Art = artin, si për të treguar se ai është kryevepra e një marrëdhënieje të gjatë dashurie mes mamit dhe babit. Por familja nuk është e plotë pa Charlie-n, shokun tonë të mirë, që njësoj si gjatë setit fotografik për kopertinën e ‘RevistaWho.Com‘ (gati një muaj më parë LEXO KETU INTERVISTEN E KOPERTINES), edhe sot vijon të jetë roja personale e Kroi Art-it. “Fle poshtë krevatit të tij dhe më shoqëron mua gjithmonë tek e përkund nëpër shtëpi djalin”, – përfundon Bieta, me gëzimin që i lexohet në çdo fjalë që nxjerr.

Tashmë familja Dudushi ka një trashëgimtar dhe prej tij janë të gjithë të mrekulluar. “RevistaWho.Com” i uron jetë të gjatë dhe të lumtur të gjithëve bashkë dhe pse jo, shpresojmë t’i takojmë sërish kur Kroi Art të mbushë 1 vjeç, në kopertinën e radhës me ta. / revistawho.com

Tags: Alban Dudushibieta sulodjaliemriFemijeKroi ArtRrefim
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!
Breaking News

Pse të gjithë po postojnë foto nga viti 2016? Brenda trendit viral që ka pushtuar rrjetin!

24/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!
Intervista

Elhaida Dani: Ky do të jetë festivali i festivaleve! Surpriza me Armend Rexhepagiq!

10/09/2025
Next Post
Ditëlindja e modeles bën bashkë 3 bukuroshet seksi shqiptare

Ditëlindja e modeles bën bashkë 3 bukuroshet seksi shqiptare








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera