Pjesë karakteristike e imazhit të tij janë absolutisht flokët. E kemi njohur me flokë të gjata, të cilat kohët e fundit kanë ardhur duke u shkurtuar. Derisa u zhdukën fare. Kastro Zizo sapo ka festuar 33 vjetorin dhe i ka dhuruar vetes një “look” krejtësisht të ri. Ai është bërë qeros, dhe ndonëse s’jemi mësuar ta shohim kështu, nuk ngjan keq. Vetëm urojmë që edhe kësaj here, kjo të mos jetë një nga ato shakatë plot kripë të Kastros./ revistawho.com