Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Dikur këta 4 meshkuj të famshëm bënin namin në klipet e këngëtareve shqiptare (VIDEO)

22/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Dikur këta 4 meshkuj të famshëm bënin namin në klipet e këngëtareve shqiptare (VIDEO)

Ata sot kanë vazhduar jetën në drejtime të ndryshme, por dikur ama ishin ndër meshkujt seksi më të lakmuar nga femrat dhe nga këngëtaret shqiptare për t’i patur  në klipet e tyre.

Ndaj ne ju kthejmë pas në kohë duke i rikujtuar edhe njëherë fillimet e tyre…

Robert Berisha

Tani ai është vetë një performues në muzikë por ka patur një kohë kur bënte figurantin në videot e këngëtareve të njohura. Kështu thuajse një dekadë më parë,  Robert Berisha dhe vëllai i tij, Patrisi, ishin të përzgjedhurit në videon e këngës “Njëherë po, njëherë jo”  të Greta Koçit. Ndërsa e shohim të ndjekë me makinë këngëtaren, kuptojmë se Roberti që tani njihet si “Roberti i Norës” nuk ka ndryshuar shumë në portret. Po ai djali simpatik diferencën me të cilin sot e bën puna me palestrën dhe disa muskuj më shumë si dhe familja e mrekullueshme që ka krijuar.

Alessio Alia

Pas punës si model nëpër kopertina e reklama të ndryshme, të merrte pjesë në një klip ishte thjesht diçka rutinë për të. Dhe zgjodhi ta bënte këtë pikërisht në klipin e një prej mikeshave të tij në shoëbizz, Çiljetës. Ishte kënga “Falma” ku Alessio i vardisej bukuroshes Çiljetë në një dashuri cigane si ajo e Jennifer Lopez në këngën “Ain’t it funny”. Çadra në natyrë, zjarre të ndezura natën, kërcime latine, tërheqje dhe shumë sensualitet, ishin pjesë e fabulës së klipit që për kohën u pëlqye. I pyetur se sa e kishte paguar Çiljeta për klipin, Alessio tha atëherë se e kishte bërë gratis pasi po i bënte një nder mikeshës së tij. E sigurt është që në 2008-ën kur u publikua kënga, Çiljeta arriti të rrëmbente veç vëmendjes së meshkujve si gjithmonë, edhe atë të femrave falë sex appeal-it të modelit nga Tropoja.

https://www.youtube.com/watch?v=9hniwQzyMiU

Oni Pustina

Dhe nga një model tek tjetri, ndalemi tek Oni Pustina. Nuk vonoi shumë që fytyrën dhe imazhin e disa reklamave dhe postierin e famshëm të “Ce posta per te”, ta shihnim edhe në klipin e këngës “Nesër shkoj”, prezantuese në Eurovizion 2005. Oni ishte “dhëndrri” i këngëtares, Ledina Çelo, në videon prej 3 minutash ku inskenohej një dasmë tipike shqiptare me gjithë hijeshinë dhe entuziazmin e duhur. Kënga renditet si një ndër përfaqësimet më dinjitoze të Shqipërisë në Festivalin Europian kurse klipi është një atraksion më vete me një model si  Oni protagonist.

Blerim Destani

Soni Malaj e bëri figurë qëndrore në klipin e një kënge të ndjerë siç ishte “Shpirti im binjak” duke i bërë të gjithë të aludonin se mund të ishte shumë më shumë se puna ajo që i bëri bashkë në këtë klip. Skena dushi, aktori i shtrirë në shtrat, ndërsa Soni vishet gjithë sesnsualitet apo puthjet në ballë, janë disa nga çastet që nuk mund të na linin indiferentë. I pyetur për thashethemet që qarkullonin për një lidhje mes tyre, Blerimi komentonte se e kishte pranuar ofertën pasi nuk ishte indiferent ndaj gjërave të bukura dhe se mes tyre ekzistonte thjesht një miqësi shumë e mirë mes dy profesionistëve. Dhe në fakt rezultoi të ishte kështu kurse kënga akoma mbetet si një nga hitet e arta dhe kolona zanore e shumë historive të dashurisë, por shumë e dashur edhe për vetë Sonin. /intv.al






Tags: klipemeshkuj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
FOTO/ Ylli botëror gjuan modelen shqiptare, i komplimenton të pasmet… Shikoni si i përgjigjet ajo

FOTO/ Ylli botëror gjuan modelen shqiptare, i komplimenton të pasmet… Shikoni si i përgjigjet ajo








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera