Dashi
Qëndroni të qetë, Venusi është në anën tuaj dhe kjo do t’ju bëjë të ndjeni më të relaksuar. Edhe kujtimet tuaja do t’ju sjellin në mendje momente qetësie. Merrni kohën që ju nevojitet dhe organizoheni një fundjavë në det. Dinamika juaj do t’u shtyjë përpara, gjithashtu do t’ju japë edhe kurajo për të sjelle rinovime në jetën tuaj. Yjet do t’u sjellin plot energji, por duhet t’i shfrytëzoni më shumë duke qenë më të dashur me botën. Do të keni raporte shumë të mira në familje. Jeni në formë të mirë ndaj dhe i shpenzoni këto energji për të bërë joga. Numri juaj me fat për këtë javë është 9-ta.
Demi
Kjo shenjë arrin drejt suksesit në ritme më të ngadalta, por në mënyrë më të sigurt dhe efektive. Këtë javë do të keni reagime të mira. Merkuri i shpejte do t’ju shtyjë përpara dhe nëse doni të përmbyllni diçka interesante do t’ja arrini. Mendoni që shumë shpejt Venusi do të jetë në shenjën tuaj dhe mund t’ju sjellë pak fat dhe nuk do të ishte keq sepse ju nevojitet. Në dashuri evitoni zënkat, ndonjëherë nuk rrini dot pa to e më pas pendoheni. Jeni kritikë në një mënyrë të veçantë. Numri juaj me fat është 7 –ta. Ka mundësi të shtimit në familje, fëmjët janë nje bekim i Zotit.
Binjakët
Me Jupiterin pranë Marsit ka një energji pozitive, diçka do të ndryshojë në jetën tuaj. Ju sugjerojmë të mos ndryshoni asgjë tek vetja nëse nuk jeni të bindur. Në punë do të keni lajme të mira, mund të keni ngritje në detyrë. Jeni në kulmin e aktivitetit dhe nëse keni lënë diçka pezull është momenti ta sqaroni me qetësi. Nëse dashuria nuk ju ndihmon, flisni qartë e jini vetvetja. Numri juaj me fat është 6-ta, numri i dashurisë i cila do të vijë pikërisht atëherë kur ju nuk e prisni.
Gaforrja
Këto ditë nuk jeni të qetë dhe do të keni edhe më tej ditë të tensionuara. Situata sentimentale nuk është zgjidhur ashtu siç ju do të donit. Por shumë shpejt yjet do të jenë në anën tuaj dhe gjithçka do të shkojë më mirë. Jini më të durueshëm dhe prisni fundjavën. Nodshta disa ditë pushimi do t’ju bëjnë mirë për të hequr mendjen. Me shëndetin do të jeni mirë, gjithësesi stresi do t’ju rrethojë. Numri me fat është 8-ta, një numër që ju sugjeron të qartësoheni.
Luani
Kjo javë do t’ju sjellë një surprizë. Këto kohë do të jetë e nevojshme të përqëndroheni ndaj një pune të rëndësishme. Diçka po ndryshon në jetën tuaj, por kini kujdes ‘mbajini sytë hapur’. Mos i lini asgjë rastësisë, ndërkohë që edhe në dashuri do të keni surpriza. Përsa i përket shëndetit jeni në formë të mirë. Do të keni dhimbje muskulare, por mos u rrëmbeni nga nervozizmi. Numri juaj me fat do të jetë 17-ta. Të gjitha yjet janë me ju.
Virgjëresha
Të lindurit në këtë shenjë janë të veçantë dhe kanë nevojë të ndihen të dobishëm. Kjo do t’ju sjellë shumë lodhje jeni në ndërrimin e sezonit ndaj dhe kjo është e kuptueshme. Por ju jeni nga ata që besojnë tek vetja derisa të arrijnë atë që duan. Jepini kohë vetes të pushoni vetëm për këtë javë, sepse ditët e ardhshme do të jenë ndryshe. Hëna është në një pozicion të mirë do t’ju sjellë shumë energji në familje. Shëndeti është i mirë, por duhet të merreni me aktivitet fizik. Numri me fat është 4-tra që do t’ju japin forcë dhe vendosmëri.
Peshorja
Gjithçka rrotullohet rreth ndjeshmërisë suaj ndaj familjes. Dedikimi ndaj saj do të jetë prioriteti juaj këtë javë. Ju jeni një person i besueshëm dhe me shumë karakter. Venusi në këtë rast merr një rol të rëndësishëm. Pas një periudhe mjaftueshëm të stresuar, tashmë pozicioni juaj do të kthehet interesante dhe pozitive. Ditët tuaja po marrin një vijë produktive dhe relaksuese. Buzëqeshja juaj do të kthehet dhe stresi do t’ju largohet. Një sugjerim do të ishte të mos zhvilloni polemika. Numri juaj me fat është 14-ta ndaj dhe do të rrethoheni nga energjia pozitive.
Akrepi
Më në fund do të dilni nga situata jo e mirë në të cilën jeni futur. Me klasin që ju karakterizon ju do t’u jepni zgjidhje situatës. Koha është në favorin tuaj, ndërkohë që do të keni prespektiva të mira në aspektin e punës. Në ju duken interesante shqyrtoji me kujdes. Në dashuri jeni gjithmonë të gatshëm të bëni gabime. Çoje përpara atë ndjenjë që të mbush zemrën, sepse nuk i keni dhënë rëndësine e duhur. Në aspektin e shëndetit jeni në formë të mirë, por bëni kujdes mos konsumoni duhan. Numri me fat është 11-ta i cila do t’ju japë energji dhe forcë për vendimet që do të merrni.
Shigjetari
Jeni si një fllad ajri i freskët. Grinta juaj dhe në të njëjtën kohë ëmbëlsia ju bën të keni një pozicion të favorshëm. Do të keni takime të rëndësishme, ato që po prisnit prej kohësh do të vijnë, por ndoshta me doza të vogla. Ju trembeni pak për situata të reja, por kur vini forcën përpara ja dilni gjithmonë. Një person në familje ju shqetëson, qëndroji afër, këshillat e duhura gjithmonë ndihmojnë. Përsa i përket shëndetit, kujdes me kolonën vertebrale. Duhet të merrni omega 3 dhe ushtroni gjimnastikë. Numri juaj me fat është 17-ta.
Bricjapi
Është një përiudhë e lodhsme për ju, por dukeqene se hyni tek personat e vendosur do t’ja dilni. Duhet ta merrni me shumë qetësi situatën dhe lëshojeni veten të jeni të lirë. Një gabim i vogël nuk bën kurrë keq. Gjithçka po ecën ashtu siç ju dëshironi, jeni gjithmonë të kujdesshëm ndaj çdo situate falë inteligjencës dhe kapacitetit tuaj. Eksperienca gjithashtu vlen edhe për t’a parë situatën në mënyrë të drejtë. Do të dini të veproni për çdo rast. Dashuria kohët e fundit ju ka futur në mendime. Nëse jeni në krizë më mirë zgjidhni një periudhë reflektimi. Është shumë e rëndësishme që ju të jetoni jetën tuaj të qetë. Për shëndetin mendoni një dietë ushqimore më të larmishme me fruta dhe perime. Numri juaj me fat është 21 shumë domethënës për të.
Ujori
Dy yje si Marsi dhe Jupiteri janë në pozicion shumë pozitiv. Ata janë të frytshëm dhe sjellin ide, dëshirë për të bërë diccka të rëndësishme. Bëni kujdes në situatat e reja që do të paraqiten: mund të keni një ide fitimtare. Duhet thjesht të jeni të vëmendshëm. Edhe dashuria nuk mungon. Jeni ju që e komlikoni jetën tuaj për hiccgjë. Atë që e ka paracaktuar fati, nuk e ndryshoni dot, s’mund të bëni asgjë. Kjo periudhë sjell ato konfirmime që i prisni prej kohësh. Numri juaj me fat është 9: përfaqëson lirinë e mendimit dhe llogaritjen perfekte.
Peshqit
Jeni shumë i zënë. Gjithçka vrapon, por këtë e dini mirë vetëm ju. Nëse diçka nuk ju ecën siç duhet, bëni mire ti thoni miqve tuaj t’ju dëgjojnë mirë. Nervozizmi juaj ndjehet që larg, ndaj bëni mirë të ruani qetësinë.Nëse keni ndërmend për plane të reja nuk është momenti për të ndryshuar. Merrni një periudhe qetësie e më pas mendoni për të ardhmen. Dashura ecën mirë në jetën tuaj, ndaj dhe vlerësojeni këtë. Përsa i përket shëndetit duhet të jeni më të kujdesshëm ndaj marrjes së proteinave. Numri juaj me fat është 20-ta që do të thotë një shtysë për gjëra të mira dhe forcë për të ecur përpara.