Kryeministrja britanike, Theresa May, do të kryesojë një takim të jashtëzakonshëm të skuadrës elitare të forcave britanike “ Cobra” pas shpërthimit në Mançester, i cili vrau të paktën 22 të rinj.59 persona të tjerë janë plagosur pas sulmi në një koncet në “Manchester Arena”, të cilin autoritetet britanike po e trajtojnë si incident terrorist. Por ndërkohë që autoritetet britanike janë në fazat e hershme të hetimeve, May planifikon të kryesojë mbledhjen e komitetit të emergjencës britanike me skuadren “Cobra”. Lajmi u bë i ditur nga “ Downing Street” mëngjesin e sotëm. Dëshmitarët e tragjedisë në Manchester, pohojnë se pajisja shpërthyese e përdorur për të vrarë dhe plagosur të rinjtë në koncertin e Ariana Grande ishte një bombë me gozhdë. Të rinjtë e plagosur kanë raportuar plagë dhe gozhë të ngulura në trup, raporton gazeta britanike, “Daily Mirror”. /SYRI.net/