Pasi mori vesh për sulmin terrorist në Manchester, Charlotte Campbell vrapoi në polici, spitale, hotele për të gjetur vajzën e cila kishte shkuar për të ndjekur koncertin e Ariana Grandes. Campbell postoi edhe foto të vajzës në Facebook dhe Twitter me shpresën se dikush do i thoshte se ku ndodhej. Por mbrëmjen e djeshme Campbell e kuptoi se vajza e saj nuk do kthehej më në shtëpi. Olivia Campbell u identifikua nga e ëma midis 22 viktimave. Campbell postoi një foto të Olivias në internet e cila është shpërndarë shumë. “U prehsh në paqe vajza ime e çmuar. Olivia shkoi larg për të kënduar me engjujt. Vazhdo të buzëqeshësh, mami të do shumë”,-shkruan Campbell./revistawho.com