Kushi shkon pranë pishinës. Atje ndodhet edhe Arnav. Përpara se ai të thotë diçka Kushi i thotë se nuk do të flasë dhe largohet por shalli i saj ngec tek një vazo. Kushi mendon se Arnav ja ka kapur shallin dhe kthehet duke i hedhur çaj të nxehtë në fytyrë. Më pas ajo sheh që shalli i ka ngecur tek vazo dhe mundohet ta shkëpusë me nerva duke hedhur çdo gjë përreth. Anxhali mjekon Arnavin dhe e pyet ku u dogj. Sapo Kushi bëhet gati t’ja thotë Arnav thotë se nuk ka gjë. Anxhali dhe Kushi largohen. Kushi kthehet për t’i kërkuar falje Arnavit por ai ja mbyll derën në fytyrë. Manorama i thotë Lavanjës të nxjerrë shëtitje Lakshmin. Lavanja duke folur në telefon e humb nga sytë Lakshmin. Arnav është duke ujitur lulet. Kushi shkon tek ai dhe fillon të qajë duke i shpjeguar se po mendonte që ai po i tërhiqte shallin. Ajo i tregon Arnavit të gjitha që nga sheqeri që i hodhi në makinë apo lëngu në këpucë dhe që i ndryshoi zilen e telefonit. Kushi i kërkon falje Arnavit. Ai i jep një shami të fshijë lotët por Kushi largohet. Lavanja i thotë Manoramës se e humbi Lakshmin. Manorama merr një dhi tjetër në vend të Lakshmit.Gjyshja e kupton që nuk është Lakshmi. Kushi shkon të kërkojë Lakshmin dhe e gjen në rrugë. Gjyshja i bërtet Lavanjës dhe Manoramës. Sham merr në telefon Anxhalinë dhe i thotë të vendosë varësen që ai pëlqen. Anxhali kërkon për varësen. Kushi sjell Lakshmin në shtëpi. Gjyshja i thotë Lavanjës të kuptojë diferencën mes saj dhe Kushit. Por përpara se gjyshja të vazhdojë Kushi e merr fajin përsipër dhe thotë se ishte ajo që tha të ndërronin Lakshmin derisa të gjendej. Gjyshja mërzitet dhe të gjithë largohen nga dhoma e saj. Gjyshja e ndalon Kushin dhe i thotë se nuk i pëlqejnë gënjeshtarët. Kushi i kërkon falje. Lavanja pyet Kushin pse gënjeu për të dhe Kushi i thotë se është detyra e saj që Lavanja të dalë mirë në sytë e gjyshes dhe në këtë mënyrë Arnav nuk pse të largohet nga shtëpia. Arnav e dëgjon këtë shkruan revistawho.com. Lavanja habitet dhe vendos ta thërrasë Kushin me emrin e saj. Sham merr përsëri në telefon Anxhalinë dhe i kërkon të vendosë varësen. Anxhali nuk e gjen dhe kontrollon të gjithë dhomën. Manorama e merr vesh që Anxhalisë i ka humbur varësja dhe e gjen si rast për të fajësuar Kushin. Ajo i thotë Kushit të hapë çantën para të gjithë familjes. /revistawho.com