Vdekja e Chris Cornell u cilësua si vetëvrasje, por burime pranë TMZ kanë bërë me dije se ylli i rokut është gjetur i vdekur me shenja në krahë që do të thotë se ai mund të ketë qenë duke injektuar drogë në trup. Vokalisti i Soundgarden kur ishte 12 vjeç përdori për herë të parë heroinën dhe vuajti varësi të shumta gjatë jetës. Në 2002 Cornell arriti të hiqte dorë nga drogërat. Por ndryshe tregojnë faktet sepse edhe menaxheri i tij është shprehur se në koncertin e fundit Cornell dukej i droguar.