Me fatin e çdo vajze të bukur, banorja e re e “Big Brother” Ambra, tërhoqi vëmendjen që në çastet e para pikërisht me pamjen e saj. Më tej llastimet e ngacmimet e plotësuan edhe më shumë imazhin e saj prej kokete. Ambra u bë pjesë e lojës si çift me Elsamedin, një histori që po ngjall shumë dyshime për vërtetësinë e saj. E nëse në fillim vajzat të gjitha u bënë xheloze për kaçurrelsen, tani që Elsamedi dhe ajo nuk janë më bashkë, njëra prej tyre nuk po e përjeton fare mirë. Ajo është Fiorentina, xheloze për afrimitetin e Olsit me Ambrën. Po si dukej ajo jashtë kamerave. Gjithaq e thjeshtë dhe e bukur. Ne po iu sjellim një album nga jeta e Ambrës jashtë shtëpisë së famshme./ revistawho.com