Këtë lajm po e nisim me një urim, për të gjithë besimtarët muslimanë. Agjërim të lehtë e gëzuar Muajin e Madhërueshëm të Ramazazit. Në fakt urime kemi lexuar kudo prej mbrëmjes së të premtes e gjatë ditës së sotme edhe nga shumë të famshëm shqiptarë. Sigurisht që në vendet me shumicë muslimane si Shqipëria apo edhe Turqia, atmosfera ndihet më shumë. Kështu sot një bukuroshe shqiptare në Stamboll, ka nisur prej drekës të bëjë gati iftarin bashkë me motrën e saj. Almeda Abazi e martuar rishtaz me aktorin turk Tolgahan, sonte ka iftarin e parë si nuse e shtëpisë. Ajo ka marrë në ndihmë motrën e saj simpatike Ilda.”Duke përgatitur iftarin”, shënon Almeda në video e publikuar në Instastory./ revistawho.com