Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Këngëtarja shqiptare e mohoi, flet daja: E kemi gjetur motrën në koma, e bija e rreh me një shok

27/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 4 mins read
A A
Këngëtarja shqiptare e mohoi, flet daja: E kemi gjetur motrën në koma, e bija e rreh me një shok

Me 6 muaj burg është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë këngëtarja Eda Zari, e cila akuzohet se ka dhunuar nënën e saj. Vendi i gjykatës u bë mediatik ndërsa të shumtë ishin ata që e kritikonin këngëtaren dhe ajo u detyrua të bënte një shkrim replikues e të tregonte të vërtetën e saj.

Por sëfundmi ka reaguar edhe vëllai i të dhunuarës, daja i Edës, i cili në një letër dërguar në redaksinë e gazetës “Shekulli”, thotë se mbesa e tij ka dhunuar në mënyrë barbare të ëmën. Ai shkruan ndër rreshta se Edës i ka ardhur në ndihmë një shok dhe të dy i kanë vënë duart në fyt të moshuarës, deri sa mes tyre janë futur fqinjët për t’i ndarë.

Më poshtë letra e dajës së Eda Zarit.:

Të nderuar miq e dashamirës të familjes sonë Lela! Unë që po ju flas jam vëllai i Zhaneta Zarit dhe, fatkeqësisht, daja i Eda Zarit! Jemi revoltuar për një problem të rëndësishëm sepse Eda Zari kohët e fundit është sjellë në mënyre të çuditshme me nënën e saj, jo sikur ta kishte nënë, por sikur të kishte një egërsirë përpara duke e dhunuar kërcënuar, bërë presion e duke i vënë duart në fyt dhe, më e keqja, është sepse ajo ka dhe një shok i cili edhe ky ka dhunuar motrën tonë në shtëpinë e saja deri sa kanë dalë komshinjtë dhe janë përballur me këtë situatë duke shpëtuar motrën tonë. Se kush është ky shok ne do t’i kërkojmë llogari asaj por edhe atij, sepse duhet ta dijë që Zhaneta nuk është vetëm, se është një batalion i madh me djem e vajza që e duan atë hallën e tyre dhe e respektojnë se e kanë në vend të nënës e të gjithçkaje dhe nuk pranojnë që ta preki kush.

Unë vëllai i Zhanit, jam shumë i indinjuar sepse nuk kam ditur gjë që kjo vajzë ka ardhur e ka shqetësuar motrën tonë, nënën e saj, duke i vënë dorë duke i kërkuar llogari e bërë presione të ndryshme, saqë kur vinim ne në shtëpi ta shikonim si ishte, njëherë unë njëherë vëllai tjetër apo nuset, gratë tona që e bëjmë me radhë, e gjenim motrën tonë në gjendje kome.

I thoshim, se çfarë ke, ajo nuk na tregonte. I matnim tensionin, e shikonim që ishte 22! E merrnim e çonim në spital tek urgjenca që kemi dëshmitarë doktorët, infermierët etj, që na njohin, sepse kemi vajtur disa herë për këtë problem.

Prandaj, ju lutem shumë, nuk po ju them gjëra të tjera se çfarë ka bërë kjo vajzë, që po të jetë e nevojshme ne do t’i themi dhe ato, por duam nga drejtësia, nga njerëzia, që mos të cenohet motra jonë, Zhani Zari dhe familja e madhe Lela, që jemi një familje e urtë dhe familje e nderuar artistësh! U jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre njerëzve (Diaspora, Kosovë, Maqedoni e kudo që ndodhen) që kanë folur e shkruar për ne dhe motrën tonë, e që dënojnë sjelljen e Eda Zarit.

I faleminderit shumë për respektin! Është kërkesa jonë që, kjo vajzë të mos na e shqetësojë më motrën tonë sepse edhe ne jemi njerëz, jemi të urtë e të butë, po të mos harrojë se edhe ne kemi gjak në trup e mund të bëjmë ndonjë budallallëk, por nuk na i lejon natyra jonë e butë që kemi, që të merremi me një njeri që nuk e ka emrin njeri.

Edhe kafsha që është kafshë e do këlyshi të ëmën, shkon dhe i rri pranë saj, merr qumështin e saj, pasi e ka rritur e ledhatuar, ndërsa ajo i duket nëna e saj, që e ka rritur me kaq dashuri e me mundime, sikur ka një egërsirë përpara.

Edhe njëherë ju lutem, ne duam që motra jonë të jetë sa më e lumtur e në rregull me jetën e saj. Kam edhe një problem tjetër, karshi kësaj shoqes Eda Zari, e cila e quan motrën tonë të sëmurë me sklerozë.

Tani unë nuk e di se kush e ka sklerozën, a e ka motra jonë, apo e ka ajo vetë që ka dhunuar motrën tonë. Prandaj ju lutem shumë, motra jonë në moshë thuajse 80-vjeçare është në gjendje të ballafaqohet me çdo mjek e me çdo psikiatër për të vërtetuar që ka apo nuk e ka këtë sëmundje që i shpif e bija e saj publikisht.

Ju lutemi shumë pra na e plotësoni këtë, jo dëshirë, por kërkesë, që ta vërtetojmë këtë sepse kjo është një fenomen që rrallë dëgjohet në botë, që vajza t’i vërë dorë nënës së saj si edhe ta përçmojë e shpifë gjëra të paqena për të mbuluar ato të ligat e saja.

Sot motra jonë ndodhet në spital ku e shtruam urgjent dhe sapo ka përfunduar ndërhyrja që i bënë mjekët në sallën e operacionit, që kësaj radhe problem tepër shqetësues është zemra. Ne të gjithë jemi aty edhe vajza e madhe e motrës sonë si gjithmonë e kujdesshme.

Po ku është kjo Eda Zari, ajo që pretendon se e do shumë familjen dhe se ajo është shumë e shtrenjtë për të?!!! Po e pyes: Sa e shtrenjtë është nëna jote moj vajzë??? Aq sa edhe një telefonatë nuk i bën dot ta pyesësh a është gjallë apo ka vdekur…? Turp! Ju faleminderit! Ahmet & Fatmir Lela, në emër të të gjithë familjes sonë kjo kërkesë/deklaratë”.






Tags: daja i eda zariEda Zarieda zari dhunon te emen
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen
Breaking News

“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen

07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin
Breaking News

“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin

07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën
Breaking News

“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën

07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it
Breaking News

“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it

07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!
Breaking News

Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja!

07/01/2026
“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale
Breaking News

“Po të ishte e mirë…”, batuta e Monika Kryemadhit për kunatën bëhet virale

06/01/2026
Next Post
FATE TE KRYQEZUARA/ Xhansu mëson se ka humbur fëmijën, Mahide rrëmben Alazin; Ja ç’do të ndodhë nesër

FATE TE KRYQEZUARA/ Xhansu mëson se ka humbur fëmijën, Mahide rrëmben Alazin; Ja ç'do të ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera