Kjo është ditëlindja e tij e parë si baba… Alessio Alia, modeli dhe agjenti i famshëm i yjeve të muzikës, mes urimeve të shumta në këtë ditë, ka marrë edhe një dedikim special nga vajza e tij e zemrës. Katherine, e ka uruar gjysmën e saj përmes kësaj fotoje nën të cilën shkruan: “Gëzuar ditëlindjen partneri im në krim. Babai i vajzës sonë dhe i fejuari im. Në ditëlindjen tënde të fundit, ishim vetëm në të dy, tani kemi vajzën tonë të çmuar për ta bërë festën më të bukur. Faleminderit për gjithçka ke bërë për ne, të duam”, – ka përfunduar ajo. Urimeve të miqve dhe familjarëve të Alessios në këtë ditë i bashkohemi dhe ne. / revistawho.com